Edvin Rama, ti mendon se mendimi i yt dhe vetëm i yti është i drejtë, ndaj si i tillë duhesh ti nënshtrohesh shikimit psikiatrik

Opinione

Edvin Rama, ti mendon se mendimi i yt dhe vetëm i yti është i drejtë, ndaj si i tillë duhesh ti nënshtrohesh shikimit psikiatrik

Luz Tomaj Nga Luz Tomaj Më 28 gusht 2021 Në ora: 06:36
Edi Rama

Çdo njeri, si Edvin Rama, i cili mendon se, mendimi i tij dhe vetëm i tij është i drejtë, paraqet rast tipik që duhet ti nënshtrohet shikimit psikiatrik, nga se psikologjia, flet dhe e definon edhe çështjen e të menduarit dhe kërkon që, njeriu normal, gjatë formimit të mendimit personal duhet të shikon, lexon dhe dëgjon edhe mendimin e tjetër. Për Ty, Edvin, mendimi tjetër nuk ekziston.

Një memorie

Memoria nuk më len rehat. Në shtator 2012, djemtë, mjerisht për herë të parë, më sjellën në Shqipëri që të kremtojmë ditëlindjen time të shtatëdhjetë. Qëndruam një javë - në Tiranë, Durrës, Vlorë, Sarandë dhe gjetiu. Një ditë shkuam edhe në Krujë, e vizituam të pavdekshmin Skënderbeun. Më pas u ulem, brenda një lokali. Kishte mjaft njerëz. Jo larg tavolinës time ishin dy zonja. Më vonë kuptova se kishin qenë me përkatësi rome, të cilat kërkonin edhe ndihmë, kishin qenë lypsare.

Në një moment, atypari, përjashta, kalonte Edi me disa njerëz. Njëra nga ato dy zonjat klithi qe erdh ky (mendonte në Ramwn) na mur zanatin, na nuk kemi çka lypim. Nuk e harroi këtë moment.

Është banale nëse të pyes a je shqiptar

Lexova në mjetet e informimit, madje ato të Serbisë e mbanin në faqen e parë, Një prezantim tëndin - katolik, mysliman dhe pravosllav. Haj me det!!!!

Kombi e ka edhe definicionin – komunitet i popullit i formuar në baza të historisë, entitetit, gjuhës së përbashkët, kulturës dhe traditës specifike, në shumicën e rasteve, brenda territorit unik të përbashkët, moment ky, i cili mjerisht, nuk vlen për kombin shqiptar nga se është i ndarë gjithandej dhe, ëndrrat e bashkimit, deri sa ekzistojnë dhe veprojnë njerëzit si Ti, nuk mund të realizohen.

Në të kaluarën kombi ka patur tradhtar, por ti po ua kalon të gjithëve

Së pari, Kosova apo kosovarët, për Ty thua se nuk ekziston e mos të flasim për shqiptarët në Serbi, Maqedoni, Mal të Zi apo Çamri. Mendoja se do të mësosh diç nga miku i yt Vuçiqi se çka po bën për serbët jashtë Serbisë.

Që kur je në pushtet, në të shkreten Shqipëri, për Kosovën komunikoje vetëm e vetëm me Hashim Thaçin. Me te tjerët, edhe sot e kësaj dite, je në relacione vetëm armiqësore.

Ditë më parë e lexova Një prononcim tëndin për Ballkanin e hapur, se akuzat e hatashme ndaj teje nuk të shqetësojnë fare. Edhe pran tymit dhe zjarrit Ti nuk do të ndalesh!!! Prandaj, Ti mendon se mendimi i yt dhe vetëm i yti është i drejtë, sugjerova ti nënshtrohesh një observimi psikiatrik.

Gjatë rrugës, kombi, edhe në të kaluarën ka patur tradhtar. Mendoj se, në këtë kohë, në këto rrethana, Ti po ua kalon të gjithëve. Çka, krejt, duhet të ndodh që të kuptosh se çka dhe kush është Serbia, kush është miku i yt Vuçiqi. A ka gjasa të kuptosh se, historikisht, Serbia i ka patur shqiptarët në shënjestër, e ka pretenduar zhdukjen e shqiptareve, a e kupton fare se Serbia gjithnjë, ta premton Një gjë ndërsa e bën Një tjetër, a e dinë se kush dhe çka ishte miku i yt Vuçiqi gjatë kohës kur Serbia bëri krime gjenocidiale në Kosovë, të cilat i pretendon edhe sot e kësaj dite??!!!

Edvin, me Bregoviqin a luginoviqin i zunë maje!! Po krijon konflikte brenda kombit, kuptoje më.

Këtë nuk e konsideroi tekst, por një konverzim me “Kryeministrin” e Shqipërisë, e cila konsiderohej nënë e shqiptareve, konverzim me një sugjerim që ta kontrollon vetveten në një shikim psikiatrik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat