Titujt e ndarë mund të anulohen!

Opinione

Titujt e ndarë mund të anulohen!

Nga: Muhamet Kelmendi Më: 29 gusht 2021 Në ora: 09:45
Muhamet Kelmendi

Çështja e titujve të ndarë në Kosovë dhe të dhënë shumë kujt në Shqipëri ka marrë dimensione alarmante dhe janë mbushur sirtaret me tituj të ndryshëm. Ata tituj iu kanë ndarë njerëzve të pa merituar dhe me të kaluar shumë të dyshimtë.

Shih për këtë titulli për Devollin si konzull, i Pacollit qytetar nderi në Sarandë, i Surroit në Kukës etj. Kemi edhe shumë të tjerë që kanë marrë tituj të tillë. Njerëzit e tillë e kanë keqpërdorur vendin tonë në të kaluarën. Në emër të Kosovës kanë marrë shumë çmime dhe financa.

Por, Kosovës dhe shqiptarëve asnjë të mirë nuk ia kanë sjellur. Titulli i konzullit ose i ambasidorit të nderit, të kryetarit etj., iu ndahet njerëzve që kanë merita të mëdha politike, kombëtare dhe shtetërore. Mundet edhe për merita në fushën e kulturë dhe të ekonomisë të ndahen këta titutuj të lartë.

Mirëpo, jo ndaj atyre që kanë të kaluar të dyshimt ose të tashmë jo ligjore në fushën e vetë. Kuptohet se titujt e tillë, deri edhe titujtë e heroit dhe të dëshmorit mund dhe duhet nga organet kompetente të shqyrtohen dhe nëse duhet edhe të merren titujt e tillë. Kjo është edhe ligjore.

Kjo për faktin se shumë titujë janë ndarë në bazë të lidhjeve jo ligjore, atyre ekonomike, politike e rajonale pa i plotësuar kushtet adekuate. Titulli i nderit, qoftë ai i heroit a dëshmorit, qoftë ai i ambasadorit e konzullit, deri edhe te qytetarët, nuk u ndahet individëve që e kanë luftuar shtetin e Kosovës dhe pavarësinë e kombit shqiptar.

Fare nuk ka rëndësi pozita aktuale kundruall kësaj ane të çështjes se çdo kujtë. Vetë ky fakt tregon se duhet të veprohet nga organet dhe titujtë e dhënë nga pushteti të rishikohen me kompetencë. Ka shumë për të punuar!?

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat