Po e filloj këtë nëntitull me një bashkëfshatarit tim, i cili është me profesion në shërbim të popullit, ku ka reaguar ne një shkrim timin në Facebook, se këtë pandemi, nuk po mund ta përballojnë shtetet botërore, e lë më Kosova. Po në këtë rast, kryeministri ynë Albin Kurti dhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, e kanë shumë gabim, sepse shtetet tjera sipas banorëve, 10 fish sa Kosova, 36 të vdekur, për ta si asnjë, e për ne është, tragjedi, bile kombëtare.
Me shtet nuk ka hajgare - ''puna asgjë, dëmi n'derë''
Kështu patën menduar edhe Sadam Hyseni, Gadafi, etj. por si përfunduan dhe derisa ne kemi për momentin ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ish-komandantet dhe numër një të Shtabit të Përgjithshëm, të UÇK-së dhe formimin e shtetndërtimit, ish-presidentë e kryeministra, dhe në mandatin e tyre edhe shpallen Pavarësinë e Kosovës, sot gjinden në Hagë, por për lirimin e tyre as nuk është në dijeni, se a do lirohet apo jo askush nga ne, por edhe nga ndërkombëtarët, edhe pse bindja e kosovarëve është qind për qind se ata do lirohen. Në rast se ndodhë kjo, atëherë ata, edhe ashtu kanë hyrë në Histori Kombëtare, por do e vërteton e gjithë bota se shqiptaret asnjëherë nuk kanë iniciuar luftërat, edhe pse jemi të parët në Ballkan, bile edhe më tej.
Pse deri këtu këtë shkrim, sepse ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Abdullah Prapashtica, ka njoftuar se të premten ka marrë ftesë nga ana e Gjykatës Speciale që të paraqitet si dëshmitar në Hagë, edhe pse, sipas tij, nuk do i përgjigjet kësaj ftese.
Kosovarët nuk hoqën dorë nga dasmat tradicionale që bashkojnë qindra njerëz në një vend. Planet e çifteve për dasmë u shtynë më parë, por vetëm për t’u realizuar këtë verë me leje të ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia, i cili edhe vet mori pjesë në njërën nga to. Tash, rezultati është tragjik. 36 të infektuar me koronavirus vdiqën gjatë 24 orëve të fundit dhe spitalet janë mbushur me pacientë që nuk po mund të marrin frymë sa duhet. Që një i infektuar të shtrihet në spital, duhet të ketë fat në mos lirohet ndonjë vend, përveçse imunitet për të mbërritur gjallë deri atje.
Dikush tha; ''Pandemia nuk arriti të bënte më shumë sesa t’i shtynte për pak kohë disa dasma në Kosovë. Pasi në një ditë vere ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia vendosi që ta lejonte mbajtjen e dasmave dhe të shkonte edhe vet në njërën prej tyre, shumë kosovarë – fatkeqësisht – menduan se fituan nga vendosmëria e tyre për të mos e ndryshuar mënyrën e organizimit të këtyre ahengjeve. Vendimi i Vitisë u bë tragjik.
Deri në 500 ftesa për dasma u bënë, ndërsa varianti Delta i koronavirusit, për të cilin kishte paralajmëruar e gjithë bota, kishte gjetur terren ideal në vendin e vogël të Ballkanit. Mërgimtarët, që konsiderohen jetikë për Kosovën, nuk patën asnjë kufizim në atdheun e tyre. Dasmat, të cilat shumë kosovarë në mërgim tradicionalisht i mbajnë në Kosovë, rezultuan fatkeqe edhe për shumë prej tyre, të cilët nuk i shpëtuan koronavirusit.
Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka reaguar pasi 36 persona vdiqën nga COVID-i në 24 orët e fundit, duke thënë se është një tragjedi kombëtare.
Ai i bëri thirrje Qeverisë Kurti të dalin në krye të përgjegjësisë, ndërsa i dha 8 rekomandime si të përballohet situata.