Etika dhe ndërgjegjia shtetërore dhe nacionale në baraspeshë...!

Opinione

Etika dhe ndërgjegjia shtetërore dhe nacionale në baraspeshë...!

Nga: Agron Shabani Më: 30 gusht 2021 Në ora: 16:42
Agron Shabani

Për shkak të imazhit, homazhit ose ceremonialit të saj të llahtarshëm, trishtues ose funeral, vdekja ose morti sipas Soren Kirkërhardit, është gjithëçka tjetër përveç atyre që nuk ndodhën më në jetë, dhe nuk janë më aty (prezetnt) si dikur.

U mor vesh se bota ose civilizimi ynë botërorë, sikur janë futur ose mbërtyer si të thuash në ankth ose depresion të madh nga virusi i panjohur koronar (corona virusi ose covid 19) i cili po merr jetë dhe po shkakton ethe ose frikë të madhe në vende dhe meridiane të ndryshme gjithandej globit. Duke i vënë botën ose civilizimin tonë-përballë të të fikëti ose një infrakti të përgjithëshëm. E sidomos në Kosovë ku sipas disa "ekspertëve" ose "patriotëve" me bateria ose paterica: Fajtor kujdestar për vdekjët e fundit trishtuese ose alarmante nga Covid 19 në Kosovë, janë Kryeministri Albin Kurti, Ministri Arbër Vitia etj...

Shih ti! 

Sikur z. Kurti, z. Vitia etj., të kishin ndonjë "shkop magjik" ose "uratë të lartë hyjnore" ose profetike për t'i shëruar gjithë ata pacinent nga Covid 19, si dhe nga sëmundjet e ndryshme nervore, mentale ose psikolgjike!?

Ndaj, mëqe, sipas E. Frommit dhe H. Bergsonit, njerëzit, gjithëmonë do duhej të vdisnin dy herë nga sëmundjet, luftërat, krizat ose fatkeqsitë e ndryshme objektive dhe subjektive, para se të lindin ose fillojnë të jetojnë si duhet: Do theksuar në vazhdim se qarqe dhe forca të errëta kontrarevolucionare, dogmatike, demegogjike, hipokrite, demoniste, reaksionare dhe diabolike, në vorbullën e luftërave të njohura speciale, psikologjike, subverzive, agjituese, propagandistike, kimike, biologjike, virusale, baktereologjike dhe të tjera: Gjithëmonë janë të interesuara dhe përgatitura për skenare të ndryshme të Xhorxh Orvelit, Kolakovskit etj., në kuader të "mbretërisë së të keqës" ose blasfemisë politike, ekonomike, industriale, teknologjike, kimike, biologjike, bakteoroogike etj.! E sidomos në Kosovë, ku asnjëherë nuk janë të përjashtur shantazhi, sabotazhi, manipulimi ose teoritë e ndryshme të konspiracionit dhe dekonspiracionit ndaj Kryeministrit Kurti dhe kabinetit të tij nga ana e atyre të cilët dikur edhe në kushte ose rrethana pandemie të Covid 19, e shkarkuan me puç ose grushtet parlamentar z. Kurti dhe qeverinë e tij.

Kështu që edhe idetë, konceptët, doktrinat ose teoritë e njohura shkencore (medicionale) dhe humaniste atje, sikur ndodhën të varura dhe ndikura nga shumë faktor të ndryshëm kolateral dhe multilateral. 

Ndërkaq, aftësia ose shkathtësia e njohur studiuese, hulumtuese dhe zbuluese, janë bazat dhe kriteret themelore mbi kodifikimin, deshifrimin ose deskriptimin e luftërave, 

formulave ose doktrinave të njohura (panjohura) mjeksore, ushtarake, subverzive, psikologjike, propagandistike etj.

Ndonëse, idetë, konceptët, doktrinat dhe teoritë moderne ose bashkohore mbi luftërat e ndryshme në kohë dhe hapësire, kanë filluar të aplikohën, zbatohën dhe të bëhen valide në shekullin XVIII (18)  dhe XIX (19) -me rastin e zbulimit dhe përdorimit të municionit ose armëve të zjarrta (pushkëve, topave, tanskëve etj.) si dhe të ngritjes ose promivimit të armatave ose ushtrive të mëdha dhe të fuqishme shtetrore dhe nacionale gjithandej kontinentit dhe globit tonë. Duke i përfshitë ose nënkuptuar këtu idetë, konceptët, doktrinat ose teoritë e njohura ushtarake ose luftarake të K. Von Klausewitzit, A. H Jomminit, L. Von Ranckes, Th. Schiederit, Xh. Sorelit, W. Paretit dhe të tjerëve së bashku me shtrirjen ose zgjerimin e luftërave të ndryshme speciale, psikologjike, subverzive, propagandistike  dhe të tjera nga niveli lokal ose rajonal (regjional) në nivel botëror ose interkontinental. Sidomos në shekullin XX (2O) kur ndodhën ose u zhvilluan edhe dy luftërat e mëdha botërore si pasojë e luftërave ose konfliktëve të ndryshme lokale, rajonale ose regjionale.

Renesansa e cila ka filluar në shekullin XIV (14) dhe ka zgjatur plot dy shekuj ose 2OO vite me radhë, mund të konsiderohet si njëra prej etapava ose periudhave me të plleshme, me reformatore, me evolutive dhe me revolucionare ose restaurore në historinë e pergjithshme të kulturës dhe civilizimit tonë njerëzorë.

Shpikja e barotit dhe tipogragisë, zbulimi i Amerikës dhe shtetëve ose kontinentëve tjera, kosmologjia ose astrofizika e re e Galileut dhe Kopernikut, iluminati, restaurimi ose reformacioni, zbulimët e reja gjegrafike, shkencore ose humaniste së bashku me një mori risishë ose novitetësh tjera shkencore ose metodologjike: Asokohe e mundësuan ndarjen e shkencës dhe medicinës nga dogmat ose demagogjitë e ndryshme të religjionit, konspiracionit, alkimizmit, ezoterizmit, hedonizmit, shamanizmit, agnosticizmit, skolastikës, retorikës dhe patetikës mesjetare. 

Aty i kemi edhe Leonardo da Vinçin, Boçelin, Mikelangjello Bonarotin, Françesko Petrarken, Jeronim De Raden etj.

Siç dihet, rënia ose pushtimi i Konstantinopojes (Stambollit të sotëm) me 1453, atëbotë i shpërndau ose degëdisi mësuesit ose dijetarët e njohur grek së bashku me letrat ose shkrimët e tyre letrare, shkencore ose kulturologjike gjithandej Europës dhe me largë. Sokrati, Aristoteli, Platoni, Galeni, Hipokrati dhe të tjerë, tani mund të lëxohëshin, mësohëshin dhe studiuohëshin vetëm në bazë të burimëve ose deftesave të ndryshme, dhe jo nga përkthimet e njohura të romakëve, arabëve (muslimanëve) ose ebrenjve.

Edhe medicina ose mjekësia, kishte zënë të quhej si "skolastikë jetësore" për shkak të lidhje-ndarjeve të saj dialektike, organike dhe empirike me jetën e përditshme ose reale dhe praktike.

Mësimdhënësit ose pedagogët mjekësor ose medicional, asokohe kryesisht i përkthenin, mësonin dhe spjegonin veprat ose mësimet e njohura të shkenctarëve ose dijetarëve të njohur grek, romak, arab ose musliman. Kryesisht ato të Hipokratit, Galenit, Avicienit, Ibn Rushdiut etj. Parimisht ishte e ndaluar praktika, por jo edhe teoria. 

Feja ose religjioni nuk e lejonin derdhjen e gjakut, shpimin (shpuarjen) e trupit dhe obduksionin. Kështu që deri vonë nepër shkollat ose univerzitetët mjekësore, ishin të ndaluara kirurgjia, anatomia dhe disa lëndë të tjera nga shkenca e medicinës.

Ndërkaq, në periudhën e renesansës, kirurgët do quhën ose titullohën si 'mjeshtër' ose 'maestro të zanatit ose profesionit' dhe ishin të bashkuar në kuader të korporatave profesionale. 

Ndonëse, edhe shkolla e njohur medicionale e Parist, në vitin 13OO, kishte qëndrim negator dhe reaksionar ndaj kirurgjisë. 

Anatomia mësohej së bashku me fiziologjinë dhe medicinën e përgjithshme praktike dhe teorike. 

Tek në gjysmën e dytë të shek.XIII (13) kirurgjia si lëndë ose disiplinë e 
posaçme e medicinës, kishte filluar të mësohej ose ligjërohej në Univerzitetin e Bolonjes së bashku me librin e parë të Anatomisë dhe Kirurgjisë në Europë, të shkenctarit dhe profesorit të shquar italian, Mondino de Luzzi.

Ndërkohë që disekcionet ose obduksionet e para të trupave të vdekur njerëzor nepër fakultetët ose univerzitetët e njohura të Bolonjes, Napolit, Salernos etj., asokohe ishin quajtur si ngjarje senzacionale dhe bombastike, apo si "teatro të anatomisë dhe kirurgjisë"!

Edhe në Univerzitetin e njohur të Montpeljes në Francë, dikur ishte futur praktika e lartërmendur italiane e obduksionit dhe disekcionit.

 Në Moskë, Kijevè, Krakov, Lavov, Granjsk (Dancig) dhe Dnjeper të Rusisë, Ukrainès dhe Polonisë në vitin 1669 gjithashtu, por me dekrete tè posaçme mbretërore ose perandorake, gjithashtu. 

Enciklopedia e përgjithshme kirurgjike e asaj kohe ndodhët e ndërlidhur me emrin dhe mbiemrin e shkenctarit, pedagogut ose kirurgut të njohur francez, Guy de Chollak ( 13OO-1368)- një studenti dhe pedagogu të shquar të Univerzitetëve të Bolonjes (Itali) dhe Montppeljes (Francë) 

Ndërkaq, në periudhën e Renesansës, emrat më të shquar në fushën e medicinës ishin: iitalianèt Girolamo Fracastoro dhe Leonardo da Vinçi,  gjermani (flamani), Andreas Vesalius, anglezi William Harvey, francezi Ambriose Pare, gjermanët Theofrast B. von Hohenheim dhe Phiipp Aurelius-autor të librit të njohur "De Humani Corporis Fabrica"; homologët e tyre rusë dhe polak si George Dragobich Katermak dhe Philipp Lashkovsky, anglezi ose britaniku i shquar T. Sidenham i quajtur asokohe si "Hipokrati anglez ose britanik" , Francis Silvius, Herman Burgave, Bartholini, Stena, De Graafa, Brunner, Wiersung, Whaton, Pachion dhe të tjerë, të cilët mësimet ose leksionët e përgjithshme në fushën e medicinës, thuhet se i kanë marur nga shkenctarorët e njohur arab (musliman) në fushën e anatomisë, kirurgjisë, fiziologjisë ose epidemiologjisë infektive si Ibn Z. Rushdiu, Aviceni, Maimonidezi etj.
Nejse!

Gjithënjë duke i qëndruar besnik titullit dhe tematikës së këtij shkrimi: Kryeministri Kurti dhe Intelegjenca e Kosovës, është mirë të ngrisin një komision të lartë ekspertësh të specializuar, konfidencial dhe kompetent, për të disektuar (obduktuar) ose hulumtuar sabotazhët ose manipulimet eventuale me pacientët e prekur dhe të vdekuur nga Covid 19, i cili po merr jetë dhe po shkakton frikë ose panikë të madhe tek njerëzit dhe populli ynë shqiptar në Kosovë dhe gjithandej.

Në periudhën e njohur të Humanizmit dhe Renesansës, një epideme (pandemi) e rëndë dhe vdekjepruese e cila erdhi nga kontinenti i madh aziatik,  me emrin "vdekja e zezë" ose "kuga", thonë se atëbotë e pllakosi, gjymtoi, sakatosi ose përgjysmoi popullsinë e Europës! 

Asokohe (1348-1349 etj.) nga "vdekja e zezë" (kuga) e gjetën vdekjën me tepër se 25 milion njerëz ose qytetar europian etj. Kjo në një kohë iluminizmi, humanizmi dhe renesanse të përgjithshme në kontinentin e vjetër europian dhe më gjërë: u shfaq pra- mortaja e zezë vdekjepruese! Duke i pllakosur dhe sakatosur kështu kontinentin dhe tërë globin tonë në të gjitha fushat ose drejtimet e mundshme për disa shekuj ose dekada me radhë.

Në ambiente, atmosfera ose situata konfuze, pasigurie ose frike alarmante dhe kaotike, njerëzit zakonisht jetojnë dhe reagojnë në bazë të lutjeve, ëndërrave, pritjeve ose shpresimëve të ndryshme, ndërsa veprojnë ose rezistojnë në bazë të frikës dhe dyshimit të imponuar nga situata e ndodhur dikund në mes " jetës dhe vdekjës", ku nuk i dihet dhe s'i besohët më as ditës së nesërme!?

Sipas psikologëve dhe sociofilozofëve, ata që kanë kaluar nepë faza ose situata të rënda traumatike dhe psikologjike të luftërave dhe konfliktëve të ndryshme, i kanë gjasat me të mëdha për t'u prekur ose sulmuar nga Covid 19, si dhe nga sëmundje, pandemi ose epidemi të tjera.

Në Kosovë dhe Shqipëri-përballë gënjeshtrës së madhe të "solidaritetit dhe mobilitetit shtetror, nacional dhe institucional" ndaj Corona Virusit, sikur idealizohet, valorizohet, glorifikohet, rimohet dhe bëhet korrektuese gënjeshtra e palès tjetër që e denoncon ose demanton tè parën. Populli ose elektorati shqiptar ose kosovar, edhe kësaj radhe po përballën ose ballfaqohen me populizmin ose të "vërtetën relative" të njerës palë (pozita ose pushteti) si dhe të "vërtetën absolute" të palës tjetër (opozita)!

Nuk ka më as kod moral, dhe as unitet etik dhe estetik, por vetëm epigonizem, recidivizëm ose zëvëndësim aparent dhe transparent të konceptëve, formulave ose "modeleve" të huazuara nga njëri tjetri ose njëra tjetra si një mish-mash "fragmentesh dramatike" nga paniku ose situata kaotike e shkatuar nga covid 19, pa asnjë kuptim, vizion ose lidhjesh tè mundshme empirike, organike, politike, ordinare, shkencore, sanitare ose dialektike me njera tjetren. 

Sikur nuk ka madje më as tendenca ose tentativa serioze dhe relevante për të kthyer tërësinë e mendimit shkencor dhe humanist në instancë ose institucion moral, mendorë ose ideorë (ideologjikë) të Kosovës dhe shqiptarëve në këto kohë krize, paniku, pasigurie dhe recesioni global.

Të nxitur, mërzitur ose stimuluar nga pandemia ose "vdekja e zezë" (kuga) në përiudhën e lartëpërmendur të "Humanizmit" ose "Renesansës": Thomas More dhe Tomasso Campanella i shkruan veprat e njohura "Utopia" dhe "Shteti i Deillit", ku pos tjerash u shprehën se në rast krizash ose situatash të rënda dhe dramatike të shkaktuara nga luftërat ose pandemitë (epidemitë) e ndryshme vdekjepruse, populli dhe autoritetët e shtetit, duhet të jenë të bashkuar dhe tepër unik me njëri tjetrin, dhe se shteti duhet të këtë rezerva ushqimore, sanitare ose higjienike- sëpakut dyvjeçare, për të mbijetuar ose përballuar krizat ose fatkeqsitë e ndryshme objektive dhe subjektive. 

A i kanë Kosova ose shqiptarët ato rezerva?, shtrohet pyetja.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat