Ajo , që tani këto ditë po ndodhë me qytetarêt e Kosovës me rastin e vdekjeve enormë për shkak të Pandemisë virusit Delta , nuk mund të quhet ndryshe përveqëse një fatkeqësi kombëtare, e cila në vend që t'i bashkojë Pozitë - opozitë për t'iu dalur në ndihmë qytetarëve nga kjo e keqe vdekjeprurëse , këto dy forca sfidojnë njëra tjetrën me akuza të ndërsjellta, se nuk po bëhet sa duhet kundër përhapjës se virusit Delta.
Zakonisht në raste të tilla në shtetët tjera forcatë politike bashkohen për ta mundur një të keqe të përbashkët e cila seriozisht rrezikon shëndetin e qytetarëve në vendet e tyre , pse kjo nuk ndodhë në vendin tonë nuk mund të shpjegohet ndryshe përveqëse dëshira e partive politike për të ardhur në pushtet me çdo kusht edhe mbi tragjedinë e shëndetit të qytetarëve të tyre.
Nuk ka diskutim dhe as një medyshje tjetër të vetme se për një gjendje të tillë katastrofale Pandemiologjike në vendin tonë fajnë e kanë Ministria e shëndetësisë - Qeveria ,e cila nuk e ka siguruar numrin e kërkuar të vaksinave kundër Covid - 19-t ,si dhe qytetarët kuptohet jo të gjithë, të cilët refuzonin të vaksionoheshin me kohë duke rënë viktimë e teorive të ndryshme konspirative.
Pa dyshim se përhapjës me kaq shpejtësi e viruesit Covid- 19‐të ,i ka kontribuar edhe hapja e shpejtë dhe pa as një kufizim e organizimit të ahengjeve të ndryshme , në vend që këto manifestime dhe organizime të bëheshin në mēnyrë më graduale dhe të kontrulluar gjithmonë duke respektuar masatë mbrojtëse për aq sa do të ishte e mundur.
Tani , situata pandimiologjike është shumë e rënduar , nuk bëhet fjalë as për dorëheqje dhe as për të vajtuar as opozita dhe as pozita , por të bëhen bashkë për t'i dalur në ndihmë popullatës Kosovës në këto qaste kaq të rënda kur bëhet fjalë për jetë a vdekje nga një virues mizor dhe vdekjeprurës i cili edhe pse i padukshëm haset në çdo vend - gjithëkund edhe aty ku nuk do t'i shkonte mendja as kujt dhe duhet kuptuar përfundimisht se e vetmja armë për t'u mbrojtur nga ky virues është vaksionimi kundër tij.