Njëra ndër dukuritë që ka filluar të perhapet në masë shumë të madhe është edhe përdorimi i lëndëve narkotike, sigurisht nga nje pjesa e madhe e që i takojnë të rinjve kosovarë, ku kjo dukuri që është tejet negative dhe shumë e dëmshme, mund të shfaq problem serioz tek shteti dhe funksionimi i tij, sepse pjesa vitale e tij apo ardhmëria është duke zgjedhur rrugën e dështuar, gabuar.
Mbase përspektiva e vendit fokusohet tek rinia, moshat e hershme, sigurisht qe fokusi është se çfarë po bëjnë ata me jetën e tyre, andaj është mirë të parandalohen këto gjëra negative per shoqerinë.
Një problem që duhet kushtuar rendësi, vëmendje të madhe e të veçantë, gjithashtu duhet shikuar edhe shkaqet duke bërë analizë në mënyrë̈ të detajuar dhe të analizuar mirë.
Ku unë mendoj që shteti duhet të krijojë mekanizma për luftimin e kësaj dukurie.
Gjithashtu, është i nevojshëm një organizim i mirëfilltë nga gjitha instancat shtetërore, të ketë bashkëpunim mes vete për luftimin e kësaj dukurie.
Dhe gjithashtu një pjesë te fajit e kanë edhe mediat.
Ku shohim që nëpër TV tona, proklamohet më shumë droga, dhuna, nga videoklipet muzikore e emisionet e tyre sesa emisione vetëdijsuese.
Unë kam një propozim, pse për shembull, pse nuk u jepet hapësirë mediatike më shumë Psikologëve që t`i sqarojnë të gjitha efektet anësore që i marrim nga përdorimet e lëndëve narkotike, si nga ana psikike e fizik, po ashtu edhe në dimensione tjera të jetës.
Unë mendoj që nuk është duke u trajtuar në mënyrë të duhur kjo problematikë që është mjaft e rrezikshme për të gjithë shoqërinë e shtetin.
Të gjithë së bashku duhet të mundohem në mënyrë që ta parandalojmë ketë dukuri, që është duke u rritur dita ditës, fatkeqësisht .
Po ashtu e kam një këshillë për gjithë prindërit, që fëmijëve të tyre të ju tregojnë për pasojat që i marrin në qoftë se i përdorin këto lëndë narkotike e sidomos në fazën e pubertetit, ku kanë ndryshime emocionale, fizike.
Për fund një mesazh sensibilizues për gjithë të rinjtë:
Mos shkatërroni të ardhmen e juaj duke
ndjekur rrugën e gabuar duke përdorur lëndë narkotike, sepse vetëm do fundosni.