Shumë politikanë të shpërndarë gjithandej nëpër subjekte politike, të pavetëdijshëm se janë konsumuar totalisht dhe përveç skeletit nuk u ka mbetur asgjë nga vetja e tyre për t‘i kontribuar Kosovës dhe qytetarëve të Kosovës, prapë të gjorët orvaten të mos e lënë politikën , duke shpresuar gabimisht se akoma do të vazhdojnë t‘i mbushin xhepat në kurrizin e qytetarëve të Kosovës, duke harruar se koha e tyre ka përfunduar, po vijnë kohë tjera të kyçjes në politikë të një gjenerate të re politikanësh, të cilët të mirat e shtetit dhe pasuritë kombëtare të Kosovës do t‘ua destinojnë qytetarëve të Kosovës, e jo xhepave të tyre dhe pasurive personale të paligjshme të tyre siç ka ndodhur deri më tani...
Populli i Kosovës, qytetarët e vendit tonë janë mbushur mend dhe për fatin e mirë të tyre nuk do t‘u besojnë gënjeshtrave dhe premtimeve boshe të politikanëve të konsumuar dhe të lodhur nga shfrytëzimi i të mirave të përbashkëta në interesin e tyre, të miqve të tyre dhe të bashkëpartiakëve të tyre!
Koha do të dëshmojë se shumica e politikanëve dhe udhëheqësve të deritashëm të Kosovës, më shumë i kanë shkaktuar dëm Kosovës se sa i kanë sjellë të mira!
Është koha që me ta të merret historia dhe gjenerata e re e politikanëve të pa korruptuar, vizionar dhe atdhedashës të vërtetë të marrin timonin e zhvillimit të Kosovës dhe ngritjen e mirëqenies së popullit të Kosovës në duart e tyre!
Çdo alternativë tjetër të ardhmen e vendit tonë do të kthejë prapa në duart e atyre politikanëve të cilët aq gjatë e kanë zhvat dhe gënjyer këtë popull, duke i premtuar punësim, mirëqenien, liberalizim vizash dhe integrime Euro–Atlantike dhe integrime tjera ndërkombëtare pa të cilat Kosova nuk mund të jetë shtetet i barabartë me shtetet tjera sipas të drejtës ndërkombëtare!