Të gjithë atyre familjarëve që i humbën më të dashurit e tyre nga pandemia e pamëshirëshme i’u shprehu ngushllimet më të sinqerta. Uroj që të sëmuarit dashtë Zoti me ndihmën e mjekëve të cilët janë të përkushtuar dhe të bindur në humanitetin dhe profesionalizmin e tyre, që kanë para së gjithash shpëtimin e jetërave të njerëzve, e jo fitimin e paras parasë, në këto ditë dhembje të popullit, të shërohen sa më shpejt.
-Një dhembje të madhe ankthi pata rastin ta përjetoj si prind nga kjo pandemi e pamëshirëshme vdekjeprurëse. Pesë vashat e mija së bashku me familjet e tyre pësuan dhembje të mëdha nga pandemia, për të cilat, dashti Perëndia përmes ndihmës, përkushtimit, humanizmit dhe profesionalizmit të ca mjekëve që ju ofruan ndihmën e oksigjeno-terapisë, infuzioneve dhe barnave arritën të mbijetojnë nga pandemia.
-Dy vashat e mija që ishin edhe në shtatzani, njera në ditët për lindje, ishinë në gjendje shumë të vështirë, njera e mbijetoi kurse tjetra është në ballafaqim me pandeminë për mbijetesë në shtetin e Gjermanisë, urojmë, dashtë Zoti që me ndihmën e mjekëve edhe kjo e qindra raste të tjera të kapura nga kjo pandemi ta mundin këtë betejë kundër Kovidin Delta.
-Falenderimet ju dedikohen në radhë të parë miqve të mirë në ditët e vështira, atyre “heronjëve” dhe “heroinave”, mjekë e mjekeve të cilët para parasë, posaçërisht për ata të mjekësisë private, kishin rastin të vejnë humanizmin, profesionalizmin dhe përkushtimin për shpëtimin e jetërave të njerëzve. Falënderimet ju shkojnë miqve, shokëve, dashamirëve të cilët përmes mesazheve e telefonatave ndikuan në lehtësimin shpirtëror të familjarëve që t’ju ndihmoj në kalimin e kësaj gjendje të rëndë psiqike.
-Uroj që popullata e jonë të zbatojë në përpikëmëri udhëzimet e Institutit të Mjekësë së Kosovës që janë të njëjta me ato të vendeve demokratike, në mënyrë që të parandalohet përhapja e kësaj pandemie vdekjeprurëse, para se gjithash t’ju përgjigjen vaksinimit që është masë lehtësuese e kalimit me lehtësi të kësaj pandemie si dhe preferimeve të tjera të rekomanduara nga ky institut.