Marrëveshja e shumëpritur, e nënshkruar para 1 viti

Opinione

Marrëveshja e shumëpritur, e nënshkruar para 1 viti

Agim Jazaj Nga Agim Jazaj Më 4 shtator 2021 Në ora: 21:16
Marrëveshja ekonomike mes Kosovës dhe Serbisë, e nënshkruar më 4 shtator në Shtëpinë e Bardhë

U arrit një marrëveshje e shumëpritur, historike, pas më shumë se 1 dekadë përpjekjesh. Nënshkruhet; Marrëveshja me 16 pika, e marrëdhënieve ekonomike midis qeverisë së Kosovës dhe qeverisë së Serbisë, organizuar dhe drejtuar nga SH.B.A, ish Presidenti Trump.

Nga Uashingtoni; Shtëpia e Bardhë, më 4 Shator 2020, doli Tymi i Bardhë midis Kosovës dhe Serbisë.

Gjithashtu u bë njohja e shtetit të Kosovës edhe nga Izraeli.

Kryeministri i Kosovës; Avdullah Hoti dhe presidenti Vuçiq nënshkruan në Uashington marrëveshjen, arritën të pa mundurën!

Një hap, madje shumë Hapa përpara në përmirësimin e marrëdhënieve midis dy shteteve dhe politikave antagoniste, duke shkuar deri më përpara për Njohjen e Shtetit të Kosovës edhe nga pala Serbe. Pas largimit nga drejtimi dhe ndëshkimit nga gjykata e Hagës, e ish sunduesit dhe gjakatarit; Sllobodan Milosheviç, dhe pas ndarjes së Kosovës nga ish Jugosllavia, pasardhësit në pushtet; ish presidentët: Koshtunica, Tadiç e deri më tani Vuçiq, politika gjakatare serbe mbi shqiptarët e Kosovës, ka ardhur duke u zbutur, deri në ditën e djeshme, për të shkuar në ditët e nesërme: Në njohjen e Kosovës si shtet Sovran edhe nga Serbia....

Dita e para një viti: 4 Shtator 2020, është një datë Historike, do të mbahet shënim nga gjithë Shqiptarët, për të marrë mesazhin e shumë pritur, sa dhe të vonuar edhe nga Politikanët shqiptarë, për t'i pajtuar shqiptarët, të cilët i hasmëron dhe i sundon, politika e kriminalizuar...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat