Për 20 vite kishim në pushtet një grup sundimtarësh, të cilët Kosovën e shndërruan në pronë private.
Kështu e mbajtën në kontinuitet deri më zgjedhjet nacionale të vitit të kaluar kur më votën plebishitare zbritën nga froni. Zbritën nga froni ata që instaluan krim të organizuar, korrupsion, nepotizëm, pastrim parash…
Zgjedhjet e pas luftës vetëm në mënyrë sipërfaqësore dukeshin të lira dhe demokratike, së patëm vjedhje industriale. Ata që I kritikun për punën e keqe të tyre, u kërcënuan madje edhe fizikisht…Partitë kryesore në pushtet ishin parti të korruptuara.
Pritjet e qytetarëve së do të bëhet mirë, dërguan në skepticizëm, në grumbullim të problemeve në vend të zgjedhjes së tyre, në varfëri, izolim të Kosovës, dhe në pa punësim enorm.
Qytetarët më të drejtë kanë pritur shumë më shumë pas përfundimit të luftës. Kanë pritur zhvillim të gjërave pozitive e jo të kaq shumë negativitetit shoqërore dhe politike.
Reformat nuk u zbatuan, duke I bërë qytetarët e brengosur për fatin e tyre. Kosova u ngarkua edhe më shumë me organe jo funksionale të gjyqësorit të kontrolluara nga politika. Në luftën kundër krimit të organizuar patëm më shumë dështime së sa suksese. Nuk u arrestuan ata që për përfitime personale, e sollën gjendjen e keqe politike dhe atë ekonomike në vend! Nuk patëm gjatë këtyre viteve vizion dhe koncepte zhvillimore të mira për vendin. Krimi I organizuar dhe korrupsioni janë infiltruar edhe në organet e pushtetit, që po e vështirëson punën e pushtetit të ri.
Kur krimi strukturohet për një kohë të gjatë, shumë vështirë është edhe të çrrënjosët. Njerëzve të pushtetit të vjetër u mungojë kohezioni politike, vizioni dhe vullneti për të punuar mirë për shtetin e ri të Kosovës. Sikur e gjithë kjo mos të ishte e mjaftueshme. Shumë nga protagonistët e politikës vendin e shtyn drejtë zhbërjes gjatë maratonës të bisedimeve politike më Serbinë!
Më shumë i kushtuan kujdes ideologjive politike së sa çështjes madhore nacionale! E mbajtën Kosovën të izoluar më veprimet e tyre nga bota demokratike sikur të ishim në mesjetë! Duke provokuar largimet masovike nga vendi, provokuan ekzistimin e shtetit dhe identitetin nacional.
Kosovës nuk i duheshin pas luftës pushtetet e konflikteve politike, por pushtetet e unitetit. Me pushtetin e ri është bërë kthesë e re politike, që qytetarët po e shohin më pozitivitet.
Njerëzit përfundimisht po I shprehin liritë e tyre qytetare , po e shohin perspektiven e tyre zhvillimore drejtë Evropës së Bashkuar…