Endrit, mos shih ëndrra, Hashimi do të rri gjatë në Hagë!

Opinione

Endrit, mos shih ëndrra, Hashimi do të rri gjatë në Hagë!

Faton Mehmeti Nga Faton Mehmeti Më 5 shtator 2021 Në ora: 17:00
Hashim Thaçi, foto ilustrim nga "Bota sot"

Endrit Thaçi paralajmëron se babai i tij do të kthehet, sigurisht kjo mbetet vetëm dëshirë. Endriti, djali i Hashim Thaçit, përmes një statusi në rrjetet sociale tregoi se e ka vizituar Hashimin në Hagë, ndër të tjera shpreh besimin e tij se ai do të kthehet. Kësaj dëshirë të tij jo të gjithë qytetarët e Kosovës e kanë në sinkroni me të, pjesa më e madhe e tyre as nuk e dëshirojnë; nuk e dëshirojnë sepse kanë vuajtur nga ai njeri. Përveç familjes së tij të ngushtë dhe rrethit të ngushtë të jaranave dhe servilëve të tij, të gjithë qytetarët tjerë të Kosovës nuk e duan kthimin e Thaçit.

Hashimi është në Hagë për disa akuza, ndër to edhe për vrasje të shqiptarëve, e ndjeshme shumë kjo pjesë. Nëse do të ishte vetëm për luftën ndaj Serbisë, s'ka shqiptarë që nuk e dëshiron kthimin e Thaçit dhe të tjerëve në atdhe, për vrasje të shqiptarëve ndryshon krejtësisht situate. Prandaj, është vështirë të mbash një qëndrim të përgjithshëm në rastin e Thaçit, krejt kjo sa i përket pjesës së paraluftës. Për pjesën e pasluftës, Hashimi meriton të kalbet në burg për gjithë zullumin e madh që u ka bërë qytetarëve të Kosovës. Fillimisht duke i vjedhur, duke i varfëruar i detyroi mbi 300 mijë qytetarë të lëshojnë vendin që nga paslufta dhe krejt në fund për interesa të tija bëri çdo përpjeke për të ndarë vendin. Askush më shumë keq së kaq s'ka mundur t’u bëj qytetarëve të Kosovës. Ky pra është Hashimi, për të cilin edhe po të shkruhen me dhjetëra libra nuk mjaftojnë për të gjitha të këqijat që u ka bërë shqiptarëve të Kosovës.

Tanimë Hashimi është në Hagë, nga ku po e përsëris prapë, nëse do të akuzohej vetëm për krimet ndaj Serbisë, do të isha i pari që do e mbroja, mirëpo ai akuzohet edhe për vrasje të shqiptarëve, krejt në fund drejtësia do të vendos se a i ka bërë ato krime apo jo, nëse po le të kalbet në burg. E kuptoj shumë mirë Endiritn, që si djalë ka dëshirë që babai të lirohet, për më tepër kur dihet se një baba i tillë i ka ofruar jetë luksi, shëtitje kudo në botë, para pa fund, si një princ mbi kurrizin e një populli të varfër.

Tani që babai i tij ndodhet në Hagë, luksi nuk është si më parë, e krejt kjo është mungesa e vetë Endritit, shembull i keq i një djali të paedukuar në mënyrën më të mirë të mundshme. Endriti nuk është edukuar si një djalë me vlera, me tipare të duhura të një djali që me mundin e tij ka arritur sukses, të gjitha në kurriz të një populli të varfër, një popull i cili ia besoi babait të tij votën për jetë më të mirë, e krejt çka morën në shkëmbim: dëshpërimi, varfëria, humbja e besimit, ikja nga Kosova etj.

Prandaj, qytetarët e Kosovës nuk kanë simpati për Hashimin, partia e tij ndodhet në agoni nga debakli i zgjedhjeve të kaluara, pasoja të dëshpërimit me Hashimin dhe Kadriun. Endriti do të pres gjatë derisa Hashimi të kthehet, por edhe nëse kthehet, e ka të garantuar mos kthimin në politikë, qytetarët nuk do të gabojnë më kurrë t’ia lënë fatin e tyre një personi që për interesa të tij e “qiti” në shitje edhe atdheun.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat