Qytetarët edhe në këto zgjedhje lokale do e kenë vështirë të i zgjedhin më të mirët

Opinione

Qytetarët edhe në këto zgjedhje lokale do e kenë vështirë të i zgjedhin më të mirët

Nga: Adem Bytyçi Më: 7 shtator 2021 Në ora: 07:57
Adem Bytyçi

Partitë politike në Kosovë thujse në të gjitha zgjedhjet më shumë kanë premtuar se sa kanë punuar në interes të qytetarëve dhe në përgjithësi në zhvillimin e vendit.

Edhe këto zgjedhje lokale janë një test i rëndësishëm për të vlerësuar se, a kanë ndryshuar mentaliteti subjekteve politike të ne apo janë po ato të njëjtatë që dinë për të premtuar , gënjyer , zhgënjyer dhe zhvatur qytetarët , sepse saherë i kanë fituar zgjedhjet i kanë harruar premtimet dhe i'u kanë kushtuar interesave të tyre korruptive.

Si do që të ndodhë në këto zgjedhje lokale, partitë të cilat do të fitojnë më shumë komuna janë ato parti të cilat në platformën e tyre politike e kanë rrenen, përmes sëcilës dinë t'i joshin qytetarët për t'i votuar dhe posa ta marrin pushtetin i harrojnë të gjitha ato që i'u kanë premtuar qytetarëve dhe hulmtojnë forma të krijimit të aleancave dhe Klanëve për tu pasuruar vetë në kurriz të popullit siç na ishte dikur Klani Pronto, që punësonte njerëzit e vetë në postet më të larta shtetërore .

Më në fund ju mbetët zgjedhësve - qytetarëve me të drejtë vote që në këto zgjedhje lokale t'i zgjedhin ata individ dhe subjekte politike të cilët dhe të cilat në historinë e tyre politike të zgjedhjeve qoftë parlamentare apo lokale i kanë gënjyer , zhgënjyër , vjedhur dhe zhvatur sa më pak qytetarët.

Ata që i njohin subjektet politike te ne, mënyrën se si e kanë keqqeverisur vendin saherë i kanë fituar zgjedhjet e dinë se, edhe kësaj radhe në këto zgjedhje lokale qytetarët tanë e kanë shumë të vështirë t'i zgjedhin më t'mirët!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat