Pse në Kosovë numri kaq i lartë i vdekjeve nga Covid-19?

Opinione

Pse në Kosovë numri kaq i lartë i vdekjeve nga Covid-19?

Adem Bytyçi Nga Adem Bytyçi Më 8 shtator 2021 Në ora: 18:42
Foto ilustrim

Është e pamundur që në Kosovë me 1.7 milionë banorë të vdesin 36 qytetarë brenda 24 orëve nga Covid-19, e në Gjermani, me mbi 80 milionë banorë të vdesin vetëm 2 qytetarë brenda 24 orëve.

Ku është shkaku i një numri kaq të lartë të vdekjeve të qytetarëve tanë në Kosovë nga trajta Delta e Covid-19?

Kush duhet të jep përgjegjësi për një fatkeqësi të tillë kombëtare në vendin tonë?

Përgjigjja në pyetjen e parë është kjo ani pse shumë politikanë dhe ideologë të subjekteve politike mund të mos pajtohen me këtë për motive puro politike:

1. Pa përgjegjësia e qytetarëve tanë për t'i zbatuar masatë mbrojtëse kundër Covid-19 dhe trajtave të tij në njërën anë dhe në anën tjetër prolongimi i vaksinimit të popullatës nga ana e shtetit.

2. Niveli i ulët i vetëdijes së qytetarëve tanë për t'i kuptuar me kohë pasojat vdekjeprurëse të Pandemisë, duke mos i respektuar në mënyrë strikte këshillat e pulmologëve dhe infektologëve për t'iu përmbajtur masave mbrojtëse ndaj kësaj të keqe të tmerrshme.

3. Mos uniteti i partive politike për t'i shpallur me kohë bashkarisht luftë kësaj pandemie vdekjeprurëse siç ka ndodhur në vendet tjera euro-perëndimore.

Tani e vetmja mundësi për të reduktuar numrin e vdekjeve dhe të infektuarve në vendin tonë mbetet intensifikimi i vaksinimit të qytetarëve dhe shtrëngimi i masave kufizuese të qarkullimit të qytetarëve, ani pse opozita mund t'i kundërshtojë këto masa për qëllimet e saj politike karshi pushtetit.

Çdo alternativë tjetër nuk ka dyshim se do të jetë tragjike për shëndetin e qytetarëve tanë nga një e keqe, me të cilën po ballafaqohet i gjithë njerëzimi dhe fitorja e luftës ndaj kësaj keqe do të jetë shumë e vështirë brenda një kohë aq të shkurtër, pavarësisht nga niveli shumë i lartë i të arriturave shkencore në fushën e shkencave mjekësore në botë.

Situata duket të jetë edhe më ndërlikuar sa i përket Koronavirusit dhe trajtave të tij, se sa e përshkruajnë shkencëtarët e fushës së mjekësisë në botë.

Ata na porosisin edhe pse ne nuk i dëgjojmë: më mirë thonë ata mos të infektohemi nga Koronavirusi, se sa të shërohemi, sepse shërimi në të shumtën e rasteve na kushton me jetë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat