Filozofia politike dikur e ish Kryeministrit Avdullah Hoti për raportet Kosovë - Serbi

Opinione

Filozofia politike dikur e ish Kryeministrit Avdullah Hoti për raportet Kosovë - Serbi

Nga: Adem Bytyqi Më: 9 shtator 2021 Në ora: 13:53
Adem Bytyqi

Qëllimi Serbisë nuk ka të bëjë me njohjen e Kosovës. Serbia duke hapur çështje me Kosovën, për të cilat as që do të duhej të diskutoheshin, vetëm sa e zhagit në pafundësi njohjen e Kosovës.

Për ata që e njohin diplomacinë serbe, e kanë të qartë se kërkesa e Kryeministrit Hoti për njohje reciproke ishte fontanë dëshirash e tij.

Nuk e di pse pala Kosovare nuk e kupton, se sjelljet e Serbisë në negociata me Kosovën, kanë të bëjnë me qëllimin e Serbisë për ta vënë në tryezën e bisedimeve Kosovë‐Serbi, statusin e Kosovës, një çështje të cilën e ka zgjidhur përfundimisht Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë me një Aktgjykim të saj, me të cilin konstaton se Shpallja e pavarësisë së Kosovës nuk është në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare.

Negociatat duhet të vazhdojnë, por pala Kosovare nuk duhet të pranojë ato kërkesa nga pala serbe që bien ndesh me sovranitetin, tërësinë tokësore dhe karakterin unitar të shtetit të Kosovës dhe nuk duhet gënjyer popullin se së shpejti Kosovën do ta njoh Serbia, sepse edhe nëse do të ndodhë kjo është në një distancë të largët kohore, dhe mënyra e njohjes do të modifikohet për të qetësuar për aq sa është e mundur opinioni në Serbi dhe forcat reksionare anti shqiptare në Serbi ,numri i të cilave nuk është edhe aq i vogël.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat