Pak histori me shumë të vërteta!

Opinione

Pak histori me shumë të vërteta!

Nga: Adem Bytyçi Më: 11 shtator 2021 Në ora: 19:41
Adem Bytyçi

Serbia ka bërë shumë në asimilimin e shqiptarëve.

Ata që nuk ka patur mundësi t'i dëbojë me dhunë dhe terror nga vatrat shekullore të tyre, respektivisht që nuk ka arrit t'i vras për shkak të rrethanave të ndryshme , i ka asimiluar në boshnjak-musliman ,duke i'a shlyer nga memoria nacionale prejardhjen e tyre kombëtare.

Për ata që njohin rrjedhat e historisë së popujve të rajonit të Ballkanit,e dinë se populli Malazies- i Malit Zi, kanë qenë shqiptare,por politika asimiluese serbo ruse ka arrit t'i asmilojnë në një popull krejtësisht jo shqiptar.

Jo vetëm kaq, por edhe shqiptarët e Novipazarit , të cilët nuk arriti që t'i dëbonte për në Turqi, apo edhe t'i zhdukte me metoda gjenocidale , i asimilojë në Boshnjak ‐ musliman edhe pas kaq shumë vitësh në këto vendbanime në të cilat Serbia, me metoda represive i ka asimiluar shqiptarët ,duke i shndërruar në Boshnjak dhe Malazez, gjenden (jetojnë) fakte të kulturës materiale dhe shpirtërore ,emra të vendbanimeve , që dëshmojnë katerciprisht së popujt e këtyre vendbanimeve ,qoftë në Malin e Zi, qoftë në Novi Pazar (Tregu i Ri, kanë qenë shqiptar, para se të asimiloheshin në popuj tjerë nga regjimet shtyp se anti shqiptarë serbe me metoda represive shkombëtarizuese.

Edhe në këtë kohë, Serbia orvatet që t'i asmilojë shqiptarët e Luginës së Preshevës , të cilët jetojnë në tokat e tyre në Serbi.

Sot nuk ka popull në Europë që i shkelin të drejtat nacionale dhe njerëzore se sa popullatës shqiptare që jeton në Luginën e Preshevës, Bujanoc dhe Medvegjëe ,në Serbi.

Në një kohë kur Serbia kërkon të drejta për serbët e Kosovës ,më shumë se sa kanë të drejta në Serbi, në të njejtën kohë shkel në mënyrën më brutale të drejtat e shqiptarëve në vendbanimet e tyre etnike në Serbi...

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat