Edi Rama - ky shkelës i Kushtetutës dhe interesit kombëtar shqiptar

Opinione

Edi Rama - ky shkelës i Kushtetutës dhe interesit kombëtar shqiptar

Nga: Ruzhdi Peçani Më: 12 shtator 2021 Në ora: 09:28
Ruzhdi Peçani

Kryeministri i Republikës së Shqipërisë Edi Rama, me veprimet e tij, duke bërë Marrëveshjen trelaterale me Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut, ku hyn edhe Shqipëria, pra “Open Ballkan” ,jo vetëm se do dëmtoj Shqipërinë po edhe interesat kombëtare shqiptare, të shqiptarëve në Republikën e Kosovës, Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe Luginën e Preshevës.

Si që dihet Republika e Kosovës nuk përfshihet në këtë marrëveshtje.Dhe nga kjo Kosova do sulmohet nga Kryeministri Edi Rama. Ky kryeministër, sipas konceptit “Open Balkan” nuk do përmend Kosovën më si shtet të pavarur, duke shkuar edhe më larg që Serbinë ta shoh si shtet fqinj. Edi Rama injoron liderët shtetëror të Kosovës Presidenten e Republikës së Kosovës znj.Vjosa Osmani, z. Albin Kurti dhe Kryeparlamentarin Glauk Konjufca.

Kështu Kryeministri Shqiptar, jo se do të mbrojë interesat kombëtare të Shqiptarëve në Kosovë, po duke mbështetur projektin “Open Ballkan”, me këtë planin e Serbisë, mbështet dhe zhbërjen e shtetësisë dhe pavarësisë së Republikës së Kosovës. Me këtë Kryeministri i Shqipërisë bie ndesh me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.

Që kryeministri Shqiptar Edi Rama është është vënë në krah të Serbisë kundër Kosovës, kjo është tani e faktuar, që më herët ishte vënë të bënte përçarjen e faktorit politik në Kosovë, kjo u tregua me mbështetjen e tij të fuqishme të projektit “mini-schengen” që më vonë derivoi si i kamufluar në “Open Balkan”.

Veprimet e kryeministrit Rama kishin filluar që moti. Po ky në vitet 2015-2017i kishte dhënë mbështetje Aleksandar Vuçiq për projektin e tij për krijimin e një Jugosllavisë së Re. Po ky kryeministër kishte mbështet dhe përkrahur projektin ogurzi për ndarjen e Kosovës në vitet 2017-2019. Dhe në fund me mbështetjen me plotë entuziazëm, tani më i ngjizur nga Serbia do i fuste thikë pas shpine Kosovës me projektin serb të “Mini-schengenit” të kamufluar në “Open Balkan” në vitet 2020 dhe 2021.

Defakto Shqipëria, me pranimin e hyrjes në aleancën serbe të “mini Shengenit”,tani si “Open Balkan”, gjen pajtim me qëndrimin serb të mosnjohjes së Kosovës si shtet i pavarur, “sepse është pajtuar me pretendimin e Serbisë që Kosova të përfshihet me statusin e provincës serbe në këtë grupim dhe jo si shtet. Pra ky është statusi i “provincës serbe”, me të cilin Beogradi kërkon që Kosova të përfshihet në nismën serbe.

Binomi Rama–Vuçiq ishin në avazin e tyre. Dhe, ajo që nuk e dëshironim, të ndodhte në Korçë, ndodhi : “Dasma Rama-Vuçiq apo Soros-Beograd (me pajë dorëzimin e Shqipërisë në Jugosllavinë e Re) & funerali i Bashkimit Social-Ekonomik Shqipëri-Kosovë.”

Kjo ishte arsyeja , pse duhej penguar ”Ceremonia e Dasmës së Jugosllavisë së Re dhe Funeralit të Bashkimit de facto Shqipëri –Kosovë! ”.Ndodhën reagime nga brenda Shqipërisë dhe gjtha trevave dhe mërgata në Evropë dhe matan atlantikut duke shprehur pezmin.

Por këtyre u erdhën kundër reagimet nga “analistë” serbofilë, u erdhën kundër reagime ,se ata që reagojnë dhe nuk kuptojnë “nga arti” i Bregoviç janë “Talebanë” dhe së fundi edhe nga kryeministri Rama “fashist”?! Bravo, atë që kishte për qëllim Serbia ,me Kryeministrin levë të Serbisë dhe këta “analistë” serbofilë i llojit Mustafa Nano, ia kishin arritur qëllimit – ta fut thikën e përçarjes brenda shqiptare.

Aleksandar Vuçiq, për realizimin e planit “Bota Serbe” do i lëshonte “njerëzit në të zeza” duke i ndërsyer në Mal të Zi, pikërisht në Cetinë. Edi Rama i nemitur, nuk mundi po dhe nuk deshi të reagonte, do hidhërohej miku i tij në Beograd. Vuçiq aty e kishte shqipfolësin Abazoviq.”

Se Edi Rama mbështet edhe ofensivën agresive politike ndaj Kosovës, tregon dhe kjo: APA Austriake njofton se me datën 14 shtator në Vashau të Austrisë do të mblidhen ministrat e Mbrojtjes të vendeve të Ballkanit Perëndimor, Shqipërisë, Bosnjë-Hercegovinës, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë. Tema e diskutimit : Si duhet ta kthejmë Ballkanin nga një rajon që konsumon siguri në një rajon që prodhon siguri.

Qëllimi i këtij takimi është vendosja e partneritetit midis këtyre vendeve dhe Austrisë. Kosova në këtë takim nuk është ftuar. Paragjykimi është se ministri i Mbrojtjes Mehaj nuk është ftuar, se Vjenës mund t´i ketë bërë presion Beogradi. Dhe me këtë presion të jetë pajtuar edhe Tirana zyrtare. Dikur Shqipëria nuk merrte pjesë në takimet rajonale, po nuk ishte aty edhe Kosova.

Të thotë mendja se Kryeministri Rama i është betuar mikut Vuçiq të jetë përkrah ti “për kryqin e nderit dhe lirinë e artë”, për “Botën Serbe” dhe “shpëtimin e kryqit ortodoks serb me tre gishta”.

Pra “katuni që shihet nuk do kallauz”, andaj të gjithën duhet thënë troç, se kemi të bëjmë me tradhti të kryeministrit Edi Rama karshi interesave kombëtare shqiptare. Dhe se gjeneza e kësaj tradhtie qëndron në bashkëpunimin e tij me Serbinë drejtuar kundër Kosovës. Në zhbërjen e shtetësisë ,sovranitetit dhe integritetit territorial të Republikës së Kosovës. ”O tempora, o mores!”– Kryeministri i Republikës së Shqipërisë bëhet levë e interesave hegjemoniste serbe dhe anti-shqiptare për projektin e “Botës Serbe”! O kohë e mjerë, o njerëz të mjerë!

Kryeministri Shqiptar nuk tregoi asnjë përkushtim shtetëror, për mbrojtjen e të drejtave kombëtare të shqiptarëve si në Republikën e Maqedonisë së Veriut po dhe ata në Luginën e Preshevës ku të drejtat po u shkelen në mënyrë sistematike në të gjitha fushat. Shteti shqiptar nuk guxonte të shikonte me indolencë kur në Medvegjë edhe po ndodhë ç´regjistrimi i qytetarëve shqiptar, me të vetmin qëllim të spastrimit etnik. Në luginë po ndodhë spastrimi dhe përndjekja e shqiptarëve.

Mendohet se ekziston dyshimi i bazuar se në Shqipëri ka ndodhur shkelje e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë nga ana e Kryeministrit Edi Rama. Ka të bëjë këtu me shkeljen e nenit 8 pika 2.

Neni 8. 2 “Republika e Shqipërisë mbron të drejtat kombëtare të popullit shqiptar që jeton jashtë kufijve të saj.”

Neni 124. 1 “Gjykata Kushtetuese garanton respektimin e Kushtetutës dhe bën interpretimin përfundimtar të saj.”

Neni 134. 2 “Gjykata Kushtetuese vihet në lëvizje vetëm me kërkesë të: a) Presidentit të Republikës; b) Kryeministrit; c) jo më pak se një së pestës së deputetëve; ç) Kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit; d) çdo gjykate sipas rastit të nenit 145 pika 2 të kësaj Kushtetute; dh) Avokatit të Popullit; e) organeve të qeverisjes vendore; ë) organeve të bashkësive fetare; f) partive politike dhe organizatave të tjera; g) individëve.”

Por, ja që Presidenti i Shqipërisë, i shkarkuar nuk do vinte në lëvizje Gjykatën Kushtetuese, mbase do thoshin :“Presidenti është i shkarkuar”, por ja që ky president si i shkarkuar që është do dekretonte më 10 shtator, “Në mbështetje të neneve 93 dhe 96, pika 1, të Kushtetutës, pas zhvillimit të zgjedhjeve të përgjithshme për Kuvendin e Republikës së Shqipërisë të datës 25.04.2021, EdiRamën për Kryeministër vendi.

Tani kur Serbia, nga dita në ditë po tregohet edhe më armiqësore ,duke dërguar edhe kërcënime drejtë Kosovës, çfarë të thuhet për Qeverinë e re, që sapo doli dhe PS e Shqipërisë, po vazhduan të jenë përkrah kryeministrit dhe “Botës serbe” – “Establishment kuisling”.

Pasi që në Shqipëri një President i shkarkuar mund ta ngarkoj një kryeministër, pse mos të shfrytëzojë tani nenin 134 pika 2, dhe ta vë në lëvizje Gjykatën kushtetuese për shkelje të rend të Kushtetutës të Republikës së Shqipërisë nga Kryeministri i vendit.

Për të përkujtuar dhe ta ketë në mendje Ed Rama: Në verë 1941,kryeministri britanik Winston Churchil në fjalimin e tij para deputetëve kishte përdor këtë “fjalë të re” – kuisling, për të cilën kishte paraparë se:

“… do të bartë urrejtjen nga njerëzimi ndër shekuj, ndaj elitës së ulët kuislinge, të përvetësuar si huazim nga ana e pushtuesve që të realizonin planet e tyre dhe të punonin në emër të tyre, qeverisjen ndaj bashkëkombasve të vetë”.

Se Churchil e kishte paramenduar jetëgjatësinë e këtij kuptimi, jo vetëm në vitet e para të decenies pas luftës po edhe për të sotmen –kjo po dëshmon!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat