Kosovës dhe Shqiprisë nuk i mungojnë pasuritë të cilat ia ka dhuruar Zoti.
Ato janë të shumta dhe kanë vlera të jashtëzakonshme për mirëqenien e qytetarëve të të dyja shtetëve, por këtyre dy shtetëve u duhet një klasë politike tjetër, një qeverisje krejtësisht tjetër popullor në praktikë dhe jo në letër, i cili do të menagjonte drejtë asetet kombëtare të këtyre dyja shteteve në interesin e qytetarëve të tyre.
Vetëm kështu do evitohej varfëria duke krijuar përmisat që qytetarët e këtyre dy shtetëve të jetojnë ashtu siҫ e meritojnë pa frikë e dro se nesër do të detyrohen të lëshojnë vendin e tyre për të ikur dikund tjetër për një vend pune për të siguruar ekzistencën e familjeve të tyre, siҫ ka ndodhur në të kaluarën dhe siҫ vazhdon të ndodhë edhe tani para syve të dyja qeverive të të dyja vendeve!
Edhe një herë popullata në Kosovë dhe Shqipëri, me resurset natyrore që kanë këto dyja shtetet, nuk e meritojnë një jetë më kaq shumë brenga dhe varfëri në vendin e tyre!