Për të radhitur kontributet e zonjës Editë në shërbim të atdheut dhe kombit, veçanërisht në internacionalizimin e çështjes së Kosovës nën okupimin dhe terrorin serb në periudhën e Millosheviqit, kërkohen shumë fletë dhe faqe botimesh kronikash e informacionesh.
Pjesëmarrja e saj në Kongresin Amerikan për të informuar kongresin Amerikanë për terrorin që po ushtronte regjimi i Millosheviqit mbi shqiptarët etnik të Kosovës viteve 1997 /98, ishte një kontribut i pa zëvendësueshëm dhe shumë i domosdoshëm për Kosovën, e cila në këtë periudhë popullata shqiptare e saj po përjetonte shtypjen dhe terrorin më të egër që e kishte njohur ndonjëherë historia e njerëzimit pas luftës dytë botërore nga një regjim gjakatar, gjenocidal dhe anti shqiptarë, siç ishte regjimi fashist serb i Millosheviqit.
Zonja Edita Tahiri, si një intelektuale e re shqiptare e brumosur me ide të zjarrta atdhedashurie ishte krah i fuqishëm i Ikonës së pavarësisë së Kosovës dr. Ibrahim Rugovës, i cili në këtë kohë po bënte të pa mundurën për ta informuar botën demokratike për tmerrin që po përjetonin shqiptarët e Kosovës nga regjimi nazifashiste serb i diktatorit Milloshevq...
Madje, zonja Editë, edhe pas përfundimit të luftës dhe shpalljes së mëvetësisë së Kosovës u inkuadrua në grupin negociator për të negocuar shumë çështje me palën serbe, të cilat kishin të bënin me ca raporte specifike kosovaro-serbe, pas përfundimit të luftës.
Megjithë kontributet e shumta dhe sakrificat e mëdha të zonjës Editë, në favor të pavarësisë së Kosovës, në njërën nga negociatat me palën serbe në Bruksel, pranojë ekzistimin e një fusnote me insistimin e palës serbe, e cila pa mundësonte pranin e emrit Republika e Kosovës, në tryezat e vazhdimit të negociatave kosovaro-serbe.
Zonja Tahiri, në atë kohë i pati premtuar opinionit Kosovar se me afrimin e pranverës së atij viti dhe ngrohjen e motit, fusnota në fjalë do të tretet dhe nuk do të suspendojë emrin Republika Kosovës në tryezat e negociatave kosovaro serbe, por kjo për fat të keq asaj e kësaj ditë nuk ka ndodhur.
Do ta kisha lutur zonjën Edita Tahiri, nëse rastësisht i bije në sy ky shkrim, ta merr mundin për ta eloboruar në mënyrë sa më konkrete dhe të qartë, çka u bë me çështjen e fusnotës, u tret apo akoma vazhdon të ekzistojë, duke shoqëruar tryezat negociuse kosovaro-serbe?!...