Jo rrallë, sidomos kohëve të fundit, nëpër portale gazetash e të tjera, u vu në spikamë dhe u bë publike edhe një çështje e habitshme, bile edhe tingëllon si e pabesueshme, se në Kuvendin e Kosovës paska kuvendarë që s’dinë të shkruajnë shqip, paska të tillë që edhe emrin e mbiemrin e vet po e shkruakan me gabime drejtshkrimore!!! Të bnjëjtit, vazhdojnë të jenë në Kuvend, e ndonjë prej tyre edhe si dofarë “shefash të grupeve parlamentare”...
Vërtet e dhimbshme. E, kjo bëhet edhe më e dhimbshme kur, po ata, janë më të zëshmit në fjalimet e tyre në Parlament., gjoja se po kritikojmë dikënd, po kritikojmë një dukuri apo veprim jodemokratik (këtë e kanë detyrë partie), etj., etj. Kjo është e tejdukshme.
Ata sillen e veprojnë kështu për të mbuluar në këtë mënyrë paaftësitë e tyre, për të zhvendosur vëmendjen partive të tyre e aq më tepër të votuesve të tyre! (Populli thotë: “Me mlu m.. me sh...”!!!
Ndaj, që ky kahërllëk të mos jetë në Parlamentin e Kosovës, të gjendet mënyra kushtetuese e Kuvendi i Kosovës sa më shpejt të pastrohet nga analfabetët e gjysmanalfabetët, e populli mos t’iu besojë më atyre që me diploma falso kanë shkuar deri aty ku kanë shkuar! ...Dhe, kjo ndërmarrje të bëhet publike!