Se opozita nuk është konstruktive, u pa me rastin e vendosjes së masës të reciprocitetit për targa ndaj Serbisë. Kjo opozitë sikur nuk interesohet ku vjen në pyetje mbrojtja e shtetësisë së Kosovës!
Asnjë fjalë për reciprocitetin, sikur bëhet fjalë për një shtet krejt tjetër! Serbia është shtet i pa reformuar, të cilin po e drejtojnë ultranacionalistët e Sheshelit dhe të Millosheviqit. Serbia nuk ka hequr dorë nga ndarja e Kosovës përmes ”Zajednicës”, siç e përsëriti Vuçiqi nga Budapesti, ku ishte për vizitë.
Këto dhe shumë e shumë gjera të tjera i dinë mirë blloku opozitarë. Opozita nuk është aty që më çdo kusht më rrëzuar pushtetin, por është më e kontrolluar punën e pushtetit. Kjo Opozitë dihet së e ka pru vendin për 20 vite sa ishte në pushtet, në gjendje të mjerë ekonomike dhe sociale, si dhe në gjendje jo të mirë politike, më plotë kriza institucionale.
Opozita në vend që të reformohet, ajo po vazhdon më avazin e vjetër. Po iu shmangën temave të cilat janë më rëndësi jetike për vendin. Kurrë nuk dhanë sqarime para opinionit të gjerë publik, pse kemi gjithë këtë varfëri, pa punësi, dhe gjithë këto largime masovike nga Kosova!
Nuk dhanë sqarim dhe as nuk dhanë llogari para popullit për izolimin dhe hajnitë e mëdha që ua kanë bërë Kosovës! Pak kush dha llogarinë në këtë vend , për krim të organizuar dhe për korrupsion!
Thjeshtë e gjithë kjo është për çdo kritikë.
Nuk dhanë përgjegjësi për asgjë edhe pse ishin në radhët e para. E privilegjuan vetën në shoqëri, duke i përligjur shumicën. E gjithë profitin e ndalën për vete, familjarë dhe militantë partiakë. Këto grupe përfituese dhe zhvatëse ,ishte dashur të dënohen më votën e lirë në zgjedhjet lokale, siç u dënuan më votën e lirë në zgjedhjet nacionale. Ka ardhur koha që seriozisht Qeveria e re e cila po punon mirë, të merret edhe më temën e zbulimit të prejardhjes së pasurisë të fituar me grabitje, më manipulime dhe rrena. Të tillët që qytetarëve dhe Kosovës i bën dëme nuk ka mundësi më, të simpatizohen më dhe as të votohen nga populli. E kjo Opozitë sikur nuk po dëshirojnë më kuptuar së duhet të sillën më përgjegjësi ndaj qytetarëve dhe ndaj vendit. Nëse rishtazi po përgatitën më e kthyer regjimin e diktaturës, janë të vonë …!