Edhe zogjtë në rremë e dinë se Edi Rama, Hashim Thaçi dhe A. Vuçiç për më shumë se tri-katër vite kanë punuar, herë fshehtë, herë hapur, në realizimin e planit ogurzi serb për ndarjen e Kosovës duke ia dhënë Serbisë veriun e Kosovës deri në lumin Ibër, dhe, si kompensim Kosovës do t’i jepeshin dy-tri fshatrave në Luginën e Preshevës, një skenar ky shumë i rrezikshëm për Kosovën dhe shqiptarët në Ballkan!
Por, çfarë fakti më të fortë kërkon B. Haxhiu i cili dëshmon se Edi Rama ka qenë pjesë e këtij skenari, se sa dhjetëra deklaratat publike të znj. Sonja Biserko, drejtuese e Komitetit të Helsinkit në Serbi, e cila në intervistën dhënë TV-Syri në Shqipëri, me 9 korrik 2020, ndër të tjera thotë;
“Bisedimet për ndarjen e Kosovës kanë nisur në takimin në Nish në vitin 2016, ku ka marrë pjesë edhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe djali i filantropit kontrovers, George Sorosit”.
Ndërsa, ish negociatoria në bisedimet Kosovë- Serbi, znj. Edita Tahiri, ka thënë disa herë se, “idenë për shkëmbimin e territoreve të cilën e ka shpalosur presidenti Thaçi, e ka sjellë nga Beogradi në Prishtinë kryeministri shqiptar, Edi Rama”. Pra, Rama dhe Vuçiçi kishin rënë dakord për këtë plan në takimin e tyre në Nish në vitin 2016, dhe këtë fakt, siç thotë ajo, e ka zbuluar derisa ende ishte në detyrë për dialogun në mes Kosovës dhe Serisë.
Po ashtu, ish-këshilltari për Sigurinë Kombëtare në administratën e Trump, John Bolton, ka thënë hapur, se ideja e shkëmbimit të territoreve ka ardhur nga vetë liderët e Kosovës dhe Serbisë, andaj çfarë argumenti më shumë së kaq kërkon B. Haxhiu, i cili gjatë debatit i kërkonte fakte z. Tomor Alizotit, sikur të bëhej fjalë për alien, e jo për diçka që i gjithë opinioni shqiptar e dinë se E. Rama ishte njëri ndër aktorët kryesorë të skenarit për ndarjen e Kosovës..!?
Mirëpo, për të qenë turpi i Batonit shumë më i madh se përkrahja e tij për ndarjen e Kosovës, ishte deklarata e tij tepër skandaloze në këtë emision, kur me pafytyrësinë më të ultë gënjeu duke shpifur rëndë ndaj mikes së madhe të shqiptarëve, duke thënë; “se znj. Angela Merkel me procesin e Berlinit e ka dëmtuar rënd Kosovën dhe e ka favorizuar shumë Serbinë”, gjë që është një skandal i rënd për minimin e marrëdhënieve miqësore dhe shumë të ngushta bilaterale midis Kosovës dhe Gjermanisë..!?
Prandaj, sot gjuajnë baltë mbi miqësinë dhe ndihmat e jashtëzakonshme të cilat qeveria gjermane ia ka ofruar dhe dhënë Kosovës, para, gjatë dhe pas luftës çlirimtare, për çfarë mjafton të përmendet këtu roli dhe ultimatumet e KFOR-it gjerman në Prizren dhe gjetiu në Kosovë, dhënë ushtarëve kriminelë serbë që brenda pak orëve ta lëshojnë Kosovën, etj..!?
Mbase, si kundër-argumente dhe fakte që i demaskojnë plotësisht shpifjet dhe rrenat e sekserit politik të Edi Ramës, alias spiunit të udbashit të Serbisë, kriminelit Stanishiç, mik i ngushtë i Batonit, mund t’i sjellim me qindra sosh, por mjaftojnë këto që u cekën më lartë për ta kuptuar sakët, se cilët kanë qenë argatët e Serbisë dhe të Vuçiçit nga radhët e shqiptarëve, të cilët sot ndjehen të mundur, të dështuar si dhe të turpëruar para kombit shqiptar, në veçanti para shpirtit të 15 mijë dëshmorëve të Kosovës, gjakun e të cilëve Batoni dhe menaxheri i tij, E. Rama, deshën t’ia falin mikut të tyre Vuçiçit dhe Serbisë fashiste..!?