Këtë çështje, më mirë do e kishte shtjelluar donji etnolog, poet, donji shkencëtar. Megjithatë, do përpiqem shkurt e trup ti them do fjalë. Rrethanat historike bërën që, populli shqipëtar, të shpartallohet jasht, tani dy shteteve - në Maqedoni, Qamri, Luginë, Mal të Zi.... Në anen tjeter, tani, ku me dit se sa është numri i shqipëtarëve, të cilët e braktisen vendlindjen dhe, e muaren rrugën e mërgimit.
Në se shpartallimi I trevave dhe popullit shqipëtar, ndodhi për shkak të rrethanave historike, braktisja e vendlindjes dhe vajtja në mërgim e numrit të madh të shqipëtarëve, vjen si pasoj e mosdijes së mbajtjes, formimit dhe zhvillimit të shtetit.
Për momentin, nuk do shkoi shum larg. Edvin Rama, 8 vitet e kaluara ishte Kryeminister I Shqipërisë që e quanim Nëna Shqipëri. Tani u zgjodh edhe për 4 vite. Para 13 a sa viteve, Kosova, mënë fund, e shpalli pavarsinë, e cila e sjell poziten e shtetit. Vite me radhë, në udhëheqjen e shtetit të Kosoves, participonin përveq tjerësh Hashimi, Isa, Kadriu, Ramushi...
Akademik Esat Stavileci, tha dhe shkruante se fati I popullit shqipëtar, do varet nga ajo se a do të dij Shqipëria me e majtë dhe zhvilluar shtetin dhe Kosova me e formu shtetin.
Gjendja faktike, mjerisht, flet se, Shqipëria nuk pati haber në procesin e zhvillimit eventual të shtetit dhe, as Kosova nuk tregoi dijuri në procesin e formimit dhe funkcionimit të shtetit.
Mbajtja dhe zhvillimi I shtetit, përveq tjerash, kërkon përkushtim, ndërgjegje të paster, sinçeritet, njohuri, profesionalizem.... Këta faktor, I mungonin shtresave politike që të dyja shteteve shqipëtare.
Çka bëri E. Rama, gjat 8 viteve për Shqipëri, për shqipëtar?! Zhvillimi I shtetit nuk levizi. Tani, vërej se e çorton BE-n për mosantarsimin e Shqipërisë. O Edvin, ata në BE nuk hajn bari, e përcjellin çdo shtet potencial për pranim në BE. Sëpari, kurr nuk të kam pa dhe nuk të njof por I shof veprimet tua. Të mungon kultura e përgjithëshme dhe në veqanti ajo politike. Përmes gazetes NY times, ia pata thënë edhe ish Kryetarit të SHBA – z. Trump të njejten gjë. Me ty nuk mund të komunikohet, nuk mund të kembehet mendimi nga se ti nuk leviz nga mendimi I yt. BE e din se Ti me rrethin tënd e ke kap shtetin e Shqipërisë, se shtetin e ka kap mosfunkcionimi I legjislacionit dhe krimi I organizuar. E njejta gjë ka ndodh edhe në shtetin e Kosoves.
Shpesh mendoj dhe pyetem se, shtresat politike shtetërore, a janë fare, të vetëdijshme se I prijn popullit, I sherbejnë interesave të popullit, a janë të vetëdijshme se me ken kufizohen dhe a kanë fare njohuri për personalitetet e shteteve fqinje. Personalisht, në të kaluaren, kam lexuar se sa përpiqej Greqija për zhdukjen e Shqipërisë. E di se I propozonte, përmes Serbis, ish Jugosllavis që ta ndajnë Shqipërin. Ka qen fat, se në mbledhje në Paris, Jugosllavin e përfaqësonte E. Kardeli I cili e kishte rrefuzuar kërkesen e Greqis. Kjo shkruan në literatur dhe kam pas nderin që nji herë e kam takuar të ndjerin Kardel dhe ma ka thën në sy. Për Serbin a ia vlen të thuhet donji fjalë. Historikisht e ka patur në agjendë zhdukjen e shqipëtarve dhe zhdukja e shqipëtarve nuk I hiqet nga axhenda, mendja.
Tani, Ti z. Rama, përpiqesh me bër pazare me Vuçiqin! Edhe liderët kosovar I bënin lëshime Serbis me do asociacione, me lojra me kufinj... Kur do e kuptoni se nuk ka shtet në botë si Serbia e cila, ta premton nji gjë e më pas e bën nji tjeter. A vëreni fare se çka bën Vuçiqi dhe Serbia pë serbët në Kosovë, në Mal të Zi, Bosnje e gjetiu. A levizet donjiherë me gisht, ju shtetet shqipëtare, për shqipëtarët në Maqedoni, Serbi, Greqi.... A e kupton o Edvin se si Ti komunikon me shtresen politike të Kosoves. Çdo kush që e përcjell fatin e shteteve nuk e ka vështir me vërejtë se Ti, në cilsi të Kryeministrit të Shqipërisë, nuk komunikoje me Kryeministrin e Kosoves por vetem me Kryetarin Thaqi. Për momentin, Ti nuk komunikon fare me Kosoven, ndonse u përpoqe me ia bër adetin me viziten e fundit, vizitë e cila ishte sa për sy e vetulla, thonin pleqtë kosovar.
Hiqu more, jo vetem ti nga rruga e kombit sepse e bastardhut atë rrugë.
Sinçerisht, nuk po më befason ti nga se, ku me dit, ndoshta të ka zën kallukagja, a rakija a donji pije tjeter. Më befason heshtja e, sëpaku, Akademis së shkencave dhe, fundja, a do zgjohet donjiherë populli shqipëtar dhe ta merr fatin në duar të veta.
Në kohen e fundit, mendoj se, përmasat e mërgimit, numri i mërgimtarve edhe është aq i madh sa që do i shkon mendja që, fatin e kombit, ta merr në duar të veta. Bile bile, më mir kishte me qenë që, nji ditë, mergata të bëj nji invazion në shtetet amë se sa shtetet armike.
09/29/2021