Vizita e jote në Republikën e Kosovës (Dardanisë), do të ishte normale, bile në rrethanat kur Serbia po i ngërdhuzët shtetit tonë, deklaratat tuaja do të kishin peshë aq sa do të kishte peshë, Nëna Shqipëri për fëmiun e saj, Kosovën(Dardaninë), të cilën me çdo kusht dhe me çdo mjet, ta pengojnë t’i bashkohet prindërit kryesor, nënës.
E di se në këto momente dhe rrethana kur lugëtërit serbo-rus me përkrahjen edhe kineze edhe të gjithë atyre aleatëve antiamerikan, dëshrojnë destabilizim të asaj pjese të Evropës, bile, gjeografikisht ani pse hezitojnë t’a pranojnë në Bashkimin Evropian, ku edhe ndezja e shkëndijave luftënxitëse janë të mundshme.
Me fajin e Serbisë e përkrahur nga Rusia, u nisën të dy luftërat botërore dhe u shkaktuan, katër luftëra në ish Jugosllavi gjatë procesit të shpërbërjes së asaj ngrehine artificiale.
Si askund tjetër, mund të ndodhë edhe e treta për Kosovën (Dardaninë).
E nisi në Slloveni, por aty dështojë sepse sllovenët ishin kahere të përgatitur të cilët gjatë atij konflikti, i humbën vetëm 13 ushtar. Pastaj, likuidime masovike në Bosnje e Hercegovinë duke vrarë civil të zënun rob me duar mbi kokë një gjenocid i llojit hitlerian. Vazhduan në Kroaci me të njejta metoda por u ndanë ashtu si u ndanë, kur Kroacia u armatos, po mos të ishin SHBA-të për t’i ndalur, ishin shkuar deri në Zemun.
Dhe, në fund, iu vërsulën Kosovës (Dardanisë), duke i dëbuar shumicën e popullatës ndërsa, të mbijetuarit duhet zhdukur nga dheu.
Serbia, e theu qafën në Kosovë (Dardani), sepse, e sulmoj popullin më dashamirës ndaj Amerikës, si shpëtimtare gjatë gjithë historisë, e cila edhe kësaj here, bashk në ushtrinë e dalë nga populli, UÇK-në, u largua me bishtë ndër shalë.
Kryeministër, po mos të kishe njohuri, ani pse nuk e keni përjetuar në lëkurën tuaj e të familjeve, dhe falë Zotit që nuk e keni përjetuar, megjithatë, të përzërit me dhunë nga shtëpitë e tokat e tyre, iu drejtuan, kuajt tjetër, përpos Nënës Shqipëri. Dhe, Nëna, për fëmijun e vet e ndau një kafshatë përgjysëm me fëmijun e saj, i strehojë dhe i priti ashtu siç i pret nëna fëmijët.
Jemi krenar dhe mirënjohës përjetësishtë, dhe këtë, kurrë nuk do t’a harrojnë me deshirë që kurrë më mos të ndodhë.
Kryeministër, çfarë zavalli ke t’i që je kap si popi për kryq rreth Ballkanit të hapur apo, Minishengen apo, minijugosllavi që në të vërtetë, është një Serbi e madhe, e fortë, ekonomikishtë, ushtarakisht e suksesshme politikishtë duke e pasur parasysh përkrahjën e Rusisë dhë disa aleatëve të saj, përpos Kinës, edhe disa shtete të një Evrope të përqarë, siç është Franca, me të cilën, Kryeministër, ke kontakuar haptas e fshehtas për detaje të cilat, me siguri Vuçiqi i din por, jo Kosova( Dardania) dhe udhëheqja e saj aktuale.
Kryeministër, po t’i futëshe të dy duart në furrën e shkritorës së Trepçes, askush nuk të beson sepse, me dy flamuj në dorë, atë të mikut dhe të armikut, nuk kalon. Nëse mendon se në ditët e vështira më të cilat po ballafaqohet Kosova (Dardania), se i ka harruar plagët ende të njoma që Serbia ia ka shkaktuar çdo familje në Kosovë (Dardani), do të vdesësh me ato iluzione me të cilat, do të shkosh i turpëruar në botën e amshuar sikur të gjithë ata paraardhësit tuaj, kur e tradhëtuan dhe ia futën thikën pas shpine.
Jam tepër i bindur se vëllëzërit e një nëne, një gjaku, një gjuhe e një historie, nuk do të bien pre e mashtrimëve tuaja meskine të papranueshme për asnjë shqiptar nëpër damarët e të cilëve, rrjedh gjaku i pastër i arbërit. Jam shumë i bindur se sjellja e jote teatrale në këto rrethana, nuk na përqajnë prandaj, shqiptarët nga pjesa tjetër e trungut, nuk përqahen po të mbesin edhe pa ty.
T’i dalësh krah një nisme e cila, me gjithë “teorinë tëndë bindëse” rreth minishengenit të kryqëzuar, në Ballkanin e hapur, se është në interes të shqiptarëve në përgjithësi, duke e patur parasyshë Kosovën( Dardaninë) ende të pa konsoliduar në aspektin e sovranitetit të kontestuar nga Serbia, fjalët tuaja boshe të dukura si bombastike të pa materializuara me veprime praktike, nuk qojnë peshë, nuk ndikojnë që një nismë e tillë të përkrahet më gjithe the qafjën tënde turravrape që ende vetën esencialishtë nuk e ke bindur sepse, Kosova (Dardania) dhe shqiptarët në përgjithësi, dëshirojnë të jenë zot shtëpie në vendin e tyre stërgjyshor shekullor të mohuar mu nga miku i yt, Vuqiq-Serbia, duke aluduar dhe shpresuar se duhet edhe më tej të marr diçka nga Kosova (Dardania) e, ai diçka është pjesa më vitale dhe jetike, veriu, me Trepçën dhe Ujmanin.
Besomëni se, edhe hezitimi nga Evropa për pranimin e të dy shtetëve shqiptare në Bashkimin evropian, nuk është aq i thjeshtë dhe aq i paarsyeshëm për ta, duke e pasur parasyshë numrin e shqiptarëve në përgjithësi, numër i cili, ende nuk është i ditur saktësishtë sepse, me konsolidimin,forcimin, ekonomikisht, ushtarakisht edhe, politikisht, shumë nga shqiptar, jo vetëm në Ballkan por gjithandej Evropës dhe Azisë, do të lajmërohen dhe ta shfaqin identitetin e tyre të vërtetë të mohuar me shekuj nga okupatorat serbosllav dhe Turqia Otomane.
Merreni me mend se sa shqiptar sot jetojnë në Turqi (thuhet prej 6-8 milionë), të cilët, nuk guxojnë të deklarojnë identitetin e tyre si shqiptar, edhe pse, kohëve të fundit, nga nostalgjia për atdheun, deklarohen gjatë bisedave, intervistave me lot në sy. Ose, shikojeni Kryeministrin e Maqedonisë së Veriut i cili, ua mohon të drejtën mërgimtarëve shqiptar nga Maqedonia ta kenë të drejtën e nënshtetësisë dhe të votimit. Kjo, është edhe në dakordim në mes Vuçiqit dhe Zaevit e ti kryeministër, shkonëpas tyre, si buça pas daijëve.
Mosbesimi ndaj teje si kryeminstër i Shqipërisë, apsolutishtë nuk është njëherit, mosbesimë edhe ndaj vëllëzërve tanë. Kryeministër, nëse e ke guximin me hjekë dorë nga planet ogurzeza të Serbisë fashiste e cila ende është nën fillozofinë e Garashaninit, Qosiqit, Millosheviqit dhe Vuçiqit e, me ia kthye brrylin, praktikishtë e jo me fjalë boshe, ndoshta, gradualisht, mund ta “kthesh besimin” por duhet kohë.
Kryeministër, mos thuaj kur të bëhet vonë se nuk e kam dit. Shqiptarët nga të dy anët e kufirit, haptas po ta thonë por, nuk të pëlqen dhe nuk i ndien.
Qeveritë, duhet ta vazhdojnë punën sipas në të mirë të dyja shtetëve për bashkëpunim në të gjitha aspektet, ekonomike, politike, diplomatike, përfaqësim të përbashkët në shumë lëmi në interes të qytetarëve të të dyja vendeve.
Kjo, me Vuçiqin e Zaevin përdorë në këto rrethana, jo vetëm që janë utopi dhe të rrezikshme për kombin, janë kthim prapa në kohërat të cilat, sapo mundohemi që t’i qesim në harresë, armiqët tanë shekullor, me të cilët t’i po koketonë, po na e kthejnë memorien e cila është e rëndë dhe e padurueshme dhe e papranueshme.
Kryeministër, dil nga ky pakt i turpit dhe tradhëtisë kombëtare.
Nëse jo, do të nxjerrim jashtë.