•Tanket , Helikopterët, avionët serb dhe spiun rus në kufirin të Republikës së Kosovës!?
•Një president gjysmë serb po tenton ta tregoj armiqësinë e tij kundër shqiptarëve për ndryshe nuk i bind popet serb që i dhanë këtë porosi provuese nga Mali i Zi.
•Serbet e manipuluar provokuan policinë speciale të Kosovës në Jarinje dhe Bërnjak, por policia profesionale nuk provokohet.
Serbia për Rusinë është material i pa dhimbshëm , është si prezervativ, për një përdorim, njësoj sikur serbet në Kosovë që janë për Serbinë të pa dhimbshëm për një përdorim madje edhe më të dhimbshëm janë shkitë(shqiptaret e serbizuar). Ngritja e helikopterëve, e dy aeroplanëve luftarak , dërgimi i ushtrisë afër kufirit me Kosovën, dërgimi i spiunëve rus dhe pastaj edhe krye spiunit rus për gadishullin Ilirik ambasadorin rus në Beograd, tanket serbe afër kufirit më Kosovën dhe paralajmërimet për një manovër të përbashkët me ushtrinë ruse në Serbi janë një spektakël kërcënimesh që hidhen në tregun e madh të gënjeshtraveserb; tani kush do të i blej është punë tjetër dhe nëse askush tjetër; me këto gënjeshtra që kundërmojnë paternalizëm të krimbur, do të dehën serbet në Kosovë që po mbahen në tenda tani dhjetë ditë, dhe do të ushqehen serbet në Serbi për një kohë të shkurtër. Sjelljet e Vuqiqit me grusht lartë , ne fabrikën e armëve, para ushtrisë dhe tankeve serbe dhe thirrjet së jemi me ju për serbet në Jarinje dhe Bërnjak e tregojnë qëllimin e këtij hibrid presidenti. Ai jo që do të i mbronte serbet nga policia speciale e Kosovës, por ata do të i përdorte në OKB si viktime nga policia e Kosovës.
Ky spektakël tregon respektin e domosdoshëm( nga frika dhe dhuna) për popët serb, për këngën e tyre në Cetinje me rastin e shugurimit të dhunshëm dhe plot protesta të arsyeshme të priftit malazez.” Kurë ushtria do të shkojë në Kosovë”. Kërcënimet për Bosnjën, presioni në Mal të Zi dhe tani në kufirin më Kosovën shpjegojnë çartë që BE duhet të korrigjojë një herë e mirë gabimet e bëra kur formojë shtetin serb.Ndryshe nuk do të ndalen orekset e tërbuara serbe për Serbinë e madhe. Zgjidhja më e mirë është që Panonia të u kthehet pronarëve të natyrshëm, Kroacisë, Hungarisë etj. Shqiptarëve të u kthehet Dardania më kufijtë e vet të natyrshëm. Një Serbi në këtë gjendje do të vazhdojë të provokojë konflikte dhe luftëra të përmasave të Gadishullit Ilirik, Evropës dhe Botës. Kjo nuk do studim, nga se është vërtetuar shumë herë deri me tani.
Lutjet që i behën Serbisë nga BE, SHBA dhe shtetet demokratike që duan paqe, janë të kota. Rusia për mes popëve dhe politikës serbe të kindapuar do të prodhojë konflikte të pa ndërprera me qellim të daljes në detin Adriatik. Serbiapranonte nënshkruaj marrëveshje dhe respekton ato vetëm nga pozicionii të nënshtruarit, sikur në vitin 1999 në Kumanovë.
Vuqiq po mbron Serbinë, sikur Millosheviq që e mbrojti Jugosllavinë. Kjo do të ketë të njëjtin përfundim.
Kompromiset e Kosovës kanë përfunduar në paketën e Ahtisarit. Nuk duhet të pranojnë kompromise tjera. Asociacioni i Komunave Serbe është i pa pranueshëm. Po aq i rrezikshëm është eksterritorialiteti i kishave tona ortodokse që i synon Serbia(Rusia). Kosova rrethohet me toka të te veta. Projekti i Berlinit ka kuptim vetëm pas njohjes së Republikës së Kosovës nga Serbia dhe pranimi i saj në OKB. Reciprociteti me Serbinë është veprim shumë demokratik dhe duhet të vazhdojë edhe ne sferat tjera. Për këtë vendim të gjitha partitë politike në Kosovë duhet të kenë qëndrim unik.Prova eventuale e ushtrisë serbe për të hyrë në Kosovë do të zhvendoste dialogun nga veriu i Mitrovicës të lumi Drina, kjo do të ishte vendimtare.
Atje ku Gjergj Kastrioti filloj luftën për çlirimin e tokave të veta. Kënga e popëve në Cetinj ishte porosi “Ndërsa një strofë e re e këngës së popëve kur ushtria do të shkojë në Kosovë, i tingëllon realisht si strofë e dytë. Komandantet serb do të ktheheshin nga Kosova pa ushtri, e duke vajtuar sikur në vitin 1999. Pyesni gjeneralët tuaj Pavkoviq dhe Llazareviq. Pyesni edhe komandantet e njësive tuaja që i quani “elite” si u ndanë në Koshare. Atëherë patën përballje me një ushtri te re, patriote por të stërvitur vetëm katër muaj. Tani kemi një ushtri të stërvitur 22 vite, të dekoruar nga ekspertet e NATO-s dhe SHBA për disiplinën dhe shkathtësitë e tyre ushtarake. Kemi SHBA-në dhe NATO-nju presim si e meritoni.