Situata dhe rrethanat e krijuara në Veri të Kosovës pas implementimit të reciprocitetit me targa në raport me Serbinë, nga Qeveria e Kosovës, çuan edhe në vendosjen e barrikadave, respektivisht bllokimin e rrugëve për në Jarinjë dhe Bërnjakë nga serbët lokal e të tjerë, paraqitja e ushtrisë serbe në afërsi të Jarinjës, por edhe te kërcënimi çmendurak i Vuçiqit me luftë, kërcënim ky i sojit Millosheviqian! Në anë tjetër, policia e Njësitit Special të Kosovës po përcjell me profesionalizëm situatën në terren si dhe implementimin e targave në pikat kufitare me Serbinë.
Këtë situatë me vëmendje po e përcjellin edhe miqtë dhe aleatët e Kosovës nga Europa dhe SHBA-të. Në këtë kuadër po ndodhin takime të rëndësishme dhe në kohë të duhur të diplomatëve tonë me diplomatë të huaj. Nga Presidenca dhe Qeveria e Kosovës, presidentja Osmani dhe kryeministri Kurti, presin në takime të ndara presidenten e KE-së Ursula Von der Leyen; Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, është takuar me sekretarin e shtetit në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Miguel Berger (ku është diskutuar për dialogun Prishtinë – Beograd). Zëvendësndihmës sekretari amerikan për çështje të Evropës dhe të Euroazisë, Gabriel Escobar, i cili është edhe i dërguar i Departamentit Amerikan të Shtetit për Ballkanin Perëndimor; Sot u takua me zëvendëskryeministrin e Kosovës, Besnik Bislimi dhe me të ashtuquajturin shefin e zyres për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq.
Të gjitha këto përpjekje, me mbështetjen edhe të Bashkimit Europian, gjykojmë se janë angazhime diplomatike përkitazi me situatën që u krijua në Veri të Kosovës.
Vlen të theksohet se këtyre zhvillimeve po iu japin rëndësi edhe shumë gazeta prestigjioze të vendeve të ndryshme.