Kosova e papërgatitur përballë qëllimeve destruktive të Serbisë...!

Opinione

Kosova e papërgatitur përballë qëllimeve destruktive të Serbisë...!

Nga: Sami Arifi Më: 30 shtator 2021 Në ora: 11:22
Sami Arifi

Padëgjushmëria përmes rezistencës nga kushdo qoftë ndaj sistemit juridik të një shteti ndëshkohet nga ai shtet, konform ligjeve të atij shteti.

-Padëgjushmëria e një pjese të qytetarëve serbë, ndaj sistemit juridik të RK-së, të instrumentalizuar nga Serbia ndaj vendit tonë, madje edhe kërcnimi i republikës sonë përmes luftënxitëjes nga shteti serb, nuk guxonë ta ligështojë QRK-së (Qeverinë e Republikës së Kosovës), përkundrazi duhet ta inkurajojë të bëhet më këmbëngulse në qëndrimin e tyre të drejtë pranë ndërkombëtarëve, në mënyrë që Serbia të ndëshkohet për veprimet e saj destruktive, luftënxitëse që bën karshi RK-së.

-Çasja e bisedimeve nga negociatori, Bislimi, i RK-së në Bruksel ishte rrëshqitje në dëm të vendit tonë, ishte kthim mbrapa, ishte heqje dorë nga siguria përmes policisë RK-së, madje ishte aq i ulët sa shkoj deri te emërtimi i qytetit Kosovsko-Mitrovicë në mudësi për targat e automjeteve të serbëve të veriut për këtë qytet.

-Negociatori ynë ka qenë e rrugës të kërkojë shtrirjen e sistemit juridik në tërë RK-së që po pengohet nga elementi serb në veri të vendit përmes instrumentalizimit destruktiv të Serbisë, dhe se, nuk mund të kemi biseda politike pa funksionim të pavarur të sistemit juridik, meqë sistemi i pavarur juridik është menagjuse i sistemit politik dhe sistemit ekonomik zhvillimor.

-Shteti i Kosovës nuk guxonë të bie pre e 60 pronarëve të kamionëve që bllokuan rrugën përmes inskenimit të shtetit seb. Mendoni sikur një gjë e tillë do të kishte ndoshur në RS-së nga shqiptarët e Preshevës, Bujanovcit dhe të Medvexhës, sigurisht kamionët e tyre do të ishin konfiskuar dhe pronarët shqiptarë të kamionëve do të ishin burgosur për shkakun e pengimit të lëvizjes së lirë në ato rrugë magjistrale.

-Uroj që QRK-së (Qeveria e Republikës së Kosovës) të sillet si shtet ndaj armiqve me përkrahjen e miqve, për të derejten e saj kushtetuese, dhe t’i përdorë të gjitha mekanizmat kombëtare dhe ndërkombëtare që shteti i RK-së të fuqizohet.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat