I pyetur për masën e reciprocitetit për targat me Serbinë, zyrtari amerikan tha se “Kosova ka pasur të drejtë ta bëjë këtë”.
Edhe Edi Rama i Minishengenit i dha të drejtë Kurtit për reciprocitetin për target e automjeteve.
Kryeministri i Kosovës z. Albin KURTI deklaroi se: “Tash fillon epoka kur Serbia nis e mësohet me reciprocitet”.
Por z. Kryeministër tani me politikën e receprocitetit kërkuar gjithmonë nga Ju , dhe që po e zbaton tani në qeverinë KURTI 2 , po nis e mësohet jo vetëm Serbia ,por tani edhe Edi Rama i minishengenit, edhe po e mësojnë edhe ata politikanë të Kosovës, Thaci,Mustafa, Limaj, Haradinaj etj. të cilët u bënë bashkë dhe organizuan pucin parlamentar që mundësoi rrëzimin e qeverisë “Kurti 1”.
Reciprociteti për target shënon dhe e mëson Serbinë tani me reciprocitetin , që do të thotë se Serbia nuk ka përballë si thonë serbët të ashtuquajturën Republikë të Kosovës , por kanë përballë shtetin e pavarur, Republikën e Kosovës.