Veriu i Kosovës mbetet një vatër e nxehtë e territorit të Kosovës, për shkak të ekzistimit të grupeve kriminale serbe dhe përkrahja e tyre atje nga politika aktuale e Beogradit zyrtar.
Të gjitha qeveritë e Kosovës pas lufte kanë ndërmarrë disa veprime për integrimin e minoritetit serb në jetën politike dhe institucionale të shtetit të Kosovës dhe luftimin e grupeve kriminale dhe strukturave paralele serbe atje të dirigjuara dhe manipuluara nga politika aktuale e Beogradit zyrtar, por pa ndonjë sukses të merituar.
Atje edhe janë dërguar njësitë speciale të policisë se Kosovës për t'i zhbllokuar rrugët nga serbët lokalë në këtë pjesë të territorit të Kosovës, por nuk kanë qëndruar gjatë për shkaqe që dihen, janë zbraps brenda ditës.
Hera parë në periudhën e pas luftës është Qeveria Kurti, e cila ka dislokuar forcat e njësisë speciale të policisë se Kosovës në Veriun e Kosovës, më saktësisht në Jarinjë dhe Bërnjak për të zbatuar masat e reciprocitetit me Serbinë për targat e automjeteve.
Serbët lokalë, të pakënaqur me këtë masë të qeverisë së Kosovës u rebeluan, duke bllokuar rrugët dhe penguar qarkullimin e lirë të njerëzve dhe mallrave në mes Kosovës dhe Serbisë, me përkrahjen edhe nga politika aktuale e shtetit serb.
Edhe pse policia e Kosovës qëndroi relativisht gjatë atje si asnjëherë më parë dhe e menaxhoi në mënyrën më të mirë profesionale situatën e krijuar nga serbët lokalë në këtë pjesë të territorit të Kosovës, deri në arritjen e një Marrëveshje në mes Kosovës dhe Serbisë me ndërmjetësimin dhe të emisarëve të BE-së, për de-eskalimin e situatës mjaft të tendosur, tani e kanë ngritur zërin klikat e atyre të cilët dikur e kishin shkruar kokë në veti një letër Marrëveshje me NATON, për të mos pasur drejtë trupat mbrojtëse të Kosovës të kalonin në pjesën veriore të Kosovës, të japin leksione dhe sugjerime kundër qeverisë aktuale pse i ka dërguar njësitë e policisë speciale të Kosovës atje dhe pse ka pranuar të negociojë marrëveshjen për reciprocitetin me Serbinë për targat e automjeteve.
Për shkak të përmbajtjes diskutabile të marrëveshjes së përkohshme për targat e automjeteve në mes Kosovës dhe Serbisë, duhet pranuar se kjo Marrëveshje nuk është e favorshme për as njërën palë dhe pritët që në të ardhmen përsëri të ketë përplasje në mes Serbisë dhe Kosovës për targat e automjeteve.
Madje, Presidenti aktual i Serbisë Aleksandar Vuçiq, i fton serbët e Kosovës që të rebelohen për shkak të dënimit me burg të një politikani serb të Kosovës, i cili e mohoi masakrën e Reçakut.
Serbisë asnjëherë nuk do t'i konvenojë stabiliteti politik në Kosovë, prandaj përherë do të ndërhyjë në punët e brendshme të Kosovës për ta cenuar këtë stabilitet, duke i nxituar serbët në veprimtari ekstremiste nacional shoveniste kundër shtetit të Kosovës dhe bashkëjetesës së serbëve me shumicën shqiptare, në Kosovë.
Tanimë, këtë e kanë kuptuar qysh më saktësisht edhe ndërkombëtarët.