Pse gratë duhet të udhëheqin shtetin?

Opinione

Pse gratë duhet të udhëheqin shtetin?

Nga: Adem Bytyçi Më: 3 tetor 2021 Në ora: 21:14
Adem Bytyçi

Historia ka dëshmuar se gratë shqiptare janë shumë me të zonja për të ndërtuar shtet se sa meshkujt!

Sikur digasterët kryesore të shtetit të Kosovës t'i kishin udhëhequr gratë, në Kosovë gjendja e përgjithshme do të ishte shumë më e mirë si në ekonomi, drejtësi, arsim, shëndetësi, kulturë dhe për korrupsion as që do të flitej!

Vetë fakti, që pas çlirimit e këndej nuk e kemi të akuzuar as një femër në vendet udhëheqëse për korrupsion apo për ndonjë aferë tjetër të kundërligjshme tregon se sa e domosdoshme është që në pozitat më të rëndësishme shtetërore dhe administratën publike dhe në krye të agjensive më të rëndësishme shtetërore të ishin femra!

Ju lutem votoni sa më shumë femra për deputete në Parlament, nëse duam të zhdukim shprehjet ofenduese dhe denigrurse nga vokabulori i komunikimit në mes deputetëve në Parlament gjatë debatmit për shumë procese kruciale për vendin...

Femra është njëra ndër shtyllat kruciale të një kombi dhe shoqëria pa emancipimin dhe pjesëmarrjen e saj në jetën politike dhe kulturore të një vendi dhe shteti nuk ka zhvillim as prosperitet.

Në vendin tonë është shumë e rëndësishme që t'i jepej hapsirë sa më e madhe participimit të femrës në të gjitha fushatë me rëndësi për zhvillimin e shtetit dhe shoqërisë tonë ...paralelisht me kombet dhe poujt tjerë më të civilizuar të Evropës dhe botës…

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat