Ja pse Partisë Socialiste i intereson që kryetar i PD-së të mos rizgjidhet Lulzim Basha

Opinione

Ja pse Partisë Socialiste i intereson që kryetar i PD-së të mos rizgjidhet Lulzim Basha

Skënder Sadri Kapiti Nga Skënder Sadri Kapiti Më 4 tetor 2021 Në ora: 14:40
Lulzim Basha

Këtë shkrim të poshtëm e kam shkruar me 21 Maj 2021, 2 javë para zgjedhjes së Bashës si kryetar legjitim dhe stator i Partisë Demoratike, e që tani pas dëbimit të Sali Berishës me “non grata” për të mos hyrë në SHBA dhe sidomos pas përjashtimit të tij nga grupi parlamentar i PD-së, Berisha bashkë me antiBashët kanë ndërmarrë një lëvizje për ta rrëzuar Bashën si Kryetar i Partisë Demokratike, gjë e cila do t’i shërbente dhe do t’i shkonte shumë për shtat Partisë Socialiste për të qeverisur qetë dhe e pashqetësuar as nga opozita e as nga ndërkombëtarët të cilët e kanë izoluar Berishën.

Ja pse Partisë Socialiste i interesonte që kryetar i PD-së të mos rizhgjidhej Lulzim Basha (shkruar e botuar me 29 Maj 2021)

Së pari: nëse nuk do të zgjidhet Lulzim Basha kryetar i Partisë Demokratike me 13 Qershor 2021, këtë do ta dëshironte Partia Socialiste , pasi një kryetar tjetër nuk do ta vazhdonte betejën si Basha për të vënë në vend demaskimin, kundërshtinë dhe drejtësinë kundër regjimit të Ramës për blerjen e votave.

Së dyti: kryetari i ri nëse zgjidhet ndonjë tjetër dhe jo Basha, ai tjetri do ta pranojë fitoren e Partisë Socialiste duke akuzuar për humbjen e zgjedhjeve të 25 Prillit 2021 Bashën, dhe jo regjimin, kur në fakt Lulzim Basha arriti një rezultat të madh në këto zgjedhje pavarësisht agresivitetit dhe blerjes së votës nga regjimi, dhe pavarësisht sabotimit që atij i bënë edhe nga brenda Partisë Demokratike nga këta tipat si Nishani të cilët tashmë i kanë nxjerrë puplat.

Lulzim Bashën sot po e akuzojnë për humbje dështakët dhe mjeranët brenda Partisë Demokratike, ashtu sikurse bëri edhe lukunia e dështakëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës kundër Vjosa Osmanit pas zgjedhjeve të 6 Tetorit 2019 , të cilët e akuzonin atë se prej saj humbi LDK-ja, kur në të vërtetë LDK-ja në ato zgjedhje shënoi rezultatin historik prej saj , prej kandidaturës së saj për Kryeministre emëruar nga LDK-ja, por që më pastaj pa Vjosa Osmanin LDK-ja pësoi humbjen më të thellë ne historikun e saj në zgjedhjet e parakohshme të vitit 2021.

Nëse do të zgjidhej një tjetër kryetar i Partisë Demokratike dhe jo Basha atëherë ai do të fillojë të propagandojë për fitore në 2025 dhe jo për zgjidhje apo zgjedhje të reja para kohe gjë e cila do i shkonte shumë për shtati Edi Ramës.

Dhe ajo më kryesorja është fakti se nëse do të zgjidhet një kryetar tjeter i PD dhe jo Basha atëherë Partia Demokratike do të merrej e do vepronte si repart politik mbrojtës e avokatie kundër SHBA-ve për të mbrojtur Sali Berishën kundër shpalljes “non grata” që i kanë bënë atij SHBA-të.

Dhe tjetra nëse PD nuk zgjedh Lulzim Bashën për kryetar të saj, i cili është një politikan modern dhe i besueshëm nga BE dhe si proSHBA, atëherë ky do të ishte një shërbim për Partinë Socialiste e cila do të qeveriste e vetme e qetësisht edhe për 4 vite të tjera e pa “shqetësuar” nga ndërkombëtarët, pasi ndërkombëtarët BE e SHBA e duan VETING-un, shtetin ligjor dhe antikorruptiv si dhe pra ndryshimin në Shqipëri, por që ndryshimin nuk e bëjnë fanatikët, as besnikët dhe as “legjendarët e as historikët” e kohës së ikur, dhe as ata që habiten dhe nuk besojnë te SHBA për “non grata”-t ndaj atyre të akuzuarve për korrupsion dhe për pengim të demokracisë dhe te drejtësisë në Shqipëri.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat