Konflikti shqiptaro –serb është i vjetër, dhe kjo po vazhdon edhe sot. Pse? Sepse populli serb shtetin e ka lënë në duar të ultranacionalizmit të errët, dhe më të tillët edhe pse po zhvillohen bisedimet që shumë kohë, zor të arrihet ndonjë marrëveshje paqeje. Nuk do të ketë me gjasë pajtim me Serbinë, derisa në anën serbe gjenden kriminelët në pushtet. Nuk është pa faj as bashkësia ndërkombëtare, e cila mirë e dinë biografinë kriminale të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq. Dhe, kur ana serbe ka përfaqësues të tillë në bisedime, shumë vështirë do të jetë që do të ketë marrëveshje me Serbinë edhe për shumë kohë.
Incidenti i fundit në veri të Kosovës, pas vendosjes së reciprocitetit për targa nga ana e Kosovës, të një marrëveshjeje, e cila ishte nënshkruar në vitin 2016, e Vuçiqi nuk e zbatoi, por e kërcënoi Kosovën me luftë, duke demonstruar forcën ushtarake në kufij. Ky është kërcënim me mendje të zbrazët të një ultranacionalisti të Sheshelit në pushtet, është edhe një kërcenim më pushkë të zbrazët. Kjo sigurisht së nuk i kontribuon paqes dhe as arritjes së marrëveshjes finale, të cilën po e kërkon bashkësia ndërkombëtare.
Marshimi i forcave ushtarake serbe në kufij, së bashku më ambasadorin rus, shpërfaqi premtimin ushtarak të Rusisë, për ndërhyrjen eventuale në veri të Kosovës. Zbutja e situatës së tensionuar erdhi pas arritjes së marrëveshjes të ndërsjellë për targa në Bruksel. Në Jarinje dhe në Bërnjak me barrikada, u luajt lojë e ndyrë e Serbisë, se gjoja ushtria karikaturiale e saj, mund të ndërhynte, për të bërë faktike “Zajednicën”, të cilën më ngulm po e kërkon Vuçiq, dhe të cilën na e lanë si barrë të rëndë te dera, Thaçi dhe Mustafa.
Me situata të tilla teatrale dhe me një përfaqësues fashist në pushtet të Serbisë, zor është të zhvillohen bisedimet dhe takimet, siç edhe u takuan në Slloveni, Vuçiq dhe Kurti. Serbia , u përpoq të tregojë rëndësinë dhe forcën, të cilën faktikisht nuk e posedon. Por, ky argëtim i shovinistit të Beogradit, Vuçiqit, me armë të rrezikshme, nuk do t’i falet nga ndërkombëtarët, të cilëve iu dha ultimatum. Një ekspeditë e dështuar e tillë ushtarake, nuk është në interesin e popullit serb, në përgjithësi, dhe as në interesin e minoritetit serb në Kosovë në veçanti.
Pushteti në Serbi po i bënë ata mish për top. Po i fut në një lojë të rrezikshme duke iu komplikuar jetën me shqiptarët, për interesa të veta dhe nga logjika ekspansioniste, nga e cila nuk është liruar. Pajtim dhe paqe të sinqertë me Serbinë mund të ketë kur në krye të këtij shteti do të vijnë, forcat e reformuara politike, të cilat e pranojnë gjenocidin e shkaktuar mbi shqiptarët në luftën e fundit, i pranojnë dëmet e luftës dhe e pranojnë pavarësinë e Kosovës.