Abdixhiku merr vendimin e parë, shpall Isa Mustafën Kryetar nderi të LDK-së.
E kanë vendosur për ta fundosur difinitivisht LDK- në, pas shkuarjes në amshim të të madhit dr. Rugova .
Kryesia aktuale e këtij subjekti, kërkohet urgjentisht të shkarkojë Abdixhikun nga Kryetari i LDK-së, pas një akti të paprecedent të një partie: Shpallje Kryetar nderi të LDK-së, një politikani i cili e ka fundosur partinë dhe për të bëmat e tij kundër interesave dhe imazhit të partisë, kryesia e partisë është detyruar ta largojë nga pozita e të parit të kësaj partie.
Shembujt e tillë nuk duhet përsëritur në as një parti, sepse e dëmtojnë imazhin dhe reputacionin e partisë, e zvogëlojnë numrin e anëtareve të saj, dhe e detyrojnë elektoratin e partive të tilla që të aderojnë në subjektet tjera politike.