Dy studentë biznesi
Shkuan në provim,
Njëri s’kishte mësuar
T’keqen asnjë mësim!
Vendos të mos hyjë
Në provim i pari,
T’ia lëshoj rendin
Shokut për së mbari!
Nga jashtë përgjonte
Me veshin në portë,
Çfarë përgjigje jepte
Studenti për notë!
Pyetja e parë filloi:
-Kë urren Ti?
Studenti tha preras:
-Hitlerin, gjithsesi!
Së dyti e pyeti:
Rrugët me se i shtroni?
-Me zall, ashka, bujashka
E një shtresë betoni!
E treta e vërteta:
-A plotësohet norma e punës?
Qind për qind!- tha studenti
Me majën e gjuhës!
Më pas në provim
Hyn studenti tjetër,
Me kokën tullace
Si një kokërr pjepër!
Si të quajmë bilbil?
Filloi pyetja e parë:
-Hitler më thonë
U shpreh si n’pazar !
Po, çka ke në kokë?
Vazhdon pyetja e dytë:
-Zall, ashka, bujashka
-Tha me shpirt në fyt!
Së treti e pyeti:
-Sa je budalla?
Tha: qind për qind
Prof për mashallah!