Pas vendimt të drejtë që mori Lulzim Basha, Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë për largimin e deputetit të PD-së, Sali Berisha, nga grupi parlamentar pas shpalljes së Berishës si person “non grata” nga SHBA, menjëherë, i tronditur nga këto fakte Berisha me hakmarrje fanatike, agresive , populiste dhe spekulative se gjoja Basha ka shkelur statutin, si dhe tjetra se është rrezikuar Sovraniteti i Partisë Demokratike, Berisha dhe disa mbështetës të tij kanë ndërmarrë nëpër salla mbledhje emocionale tipike autokratike thirrjesh: Berisha, Berisha e me shuplakatrokitje nëpër disa qytete të Shqipërisë, me disa lloj minitakimesh të cilat të kujtojnë jo vetëm ato të kohës kur Berisha ishte Kryetar i PD-së, President e Kryeministër, por të kutojnë edhe ato të mitingashëve të Enverit pas rrëzimit të bustit të diktatorit.
Berisha shkon e shikon pas në kohë dhe mendon se e shkuara e tij do të rikthehet, por harron se demokratët dhe e tashmja janë me atë që është, pra, janë me Bashën që është zgjedhur kryetar, dhe nuk janë me Berishën që ishte, pasi edhe SHBA janë me Bashën dhe jo me Berishën e non gratës amerikane.
Pra, Berisha i ka shpallur “luftë” dhe po bën opozitarizmin kundër Partisë Demokratike e cila e rizgjodhi demokratikisht dhe legjitimisht Lulzim Bashën Kryetar, si dhe i është kundëvënë edhe SHBA-ve pse DASH e shpalli atë të padëshirueshëm dhe ia ndaloi atij hyrjen në SHBA.
Berisha përmënd e përpiqet të justifikohet se është rrezikuar sovraniteti i PD-së.
Sovraniteti në demokraci si këcënim kryesor ka korrupsionin,dhe përderisa Kryetari Basha e largoi Berishën nga Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike për faktin se deklarata e DASH ekspozonte dhe paraqiste si arsyen kryesore për shpalljen “non grata” të Berishës, korrupsionin e lartë të tij dhe të aleatëve të tij si dhe mbrojtjen e korrupsionit të tyre, dhe për pengim nga ana e tij të demokracisë, gjë që do të thotë se Basha po bën atë që duhet: atë se po ia kthen sovranitetin dhe demokracinë si PD-së ashtu edhe Shqipërisë.
Pra sovranitetin e PD - së nuk e ka marrë as Basha dhe as SHBA, por sovranitetin PD-së ia paska marrë Berisha dhe ata aleatët e tij, korrupsioni dhe mbrojtja që Berisha i ka bërë atij si dhe pengimi që ai i ka bërë demokracisë sic citohet në Deklaratën e DASH.
Dhe prandaj Berisha po bën “oponencën” kundër Bashës dhe kundër SHBA-ve, betejë të cilën ai dhe mbështetësit e tij e kanë të humbur që në nisje sepse është e paarsyeshme, është kundra kohës, kundër perspektivës demokratike, integruese e zhvillimore, është edhe antiSHBA, antiVETING dhe vetëm e dëmshme dhe për rrjedhojë pashmangshmërisht do të humbasë.