Zoti Haradinaj, i ka harruar shtresën më të përvujtur pensionistët, pensionët e të cilëve nuk u mjaftojnë as për Medikamente se lerë më për nevoja tjera të domosdoshme, dhe kërkon rritjen e pensionëve të veteranëve.
Çdo kërkesë për rritje pensionësh të të gjitha Kategorive të pensionistëve është humane dhe tepër e domosdoshme ,por kategoria e pensionistëve kontributëdhënës është shtresa më e përbuzuar, sa herë ka patur rritje rrogash në nivel vendi kategoria e pensionistëve kontrubutdhënës është anashkaluar me rritje qesharake të pensionëve.
Madje edhe ca nga ish kryeministrat kur i'a kanë rritur rrugën vetit, as që u ka shkuar mendja për t'i rritur pensionët në atë nivel që e kanë merituar pensionistët kontributdhënës.
Po supozojmë se ish Kryeministri Haradinaj ,tani Kryetari i partisë së AAK-së, kësaj radhe nuk ka kërkuar rritjen e pensionëve të veteranëve të luftës për qëllime propogandistike elektorale siq veprohet zakonisht nga krerêt e subjektëve politike sa herë mbahen zgjedhjet qoftë të rregullta parlamentare ,qoftë të parakohshme apo edhe lokale.