Në Samitin jubilar të shteteve të Painkuadruara, që mbahet në 60-të vjetorin e themelimit të Lëvizjes së Shteteve të Painkuadruara, e që i vazhdon punimet edhe sot në Beograd, Kosova gjithsesi se është pjesë shumë e rëndësishme e agjendës së përfaqësuesëve të shtetit të Serbisë. Si gjithmonë, edhe në këtë Samit, në prapavijë nëpërmjet lobimit do të tentohet të vazhdohet (siç deklarojnë gjithmonë përfaqësuesit e Serbisë) me tërheqjen e njohjeve dhe mosnjohjen e mëtejme të pavarësisë së Kosëvës.
Pra, në aspektin diplomatik është një moment ku Serbia ka mundësi me diplomacinë e saj të ndikojë në dobësimin e pozitës së Kosovës në marrëdhëniet ndërkombëtare.
Krahas kësaj ka edhe një rrezik tjetër, e që mund të jetë përfshirja e Kosovës në Dokumentin Final të Samitit, i cili pritet të miratohet nga shtetet e pranishme në fund të Samitit (kuptohet në dëm të subjektivitetit ndërkombëtar dhe të interesave të Kosovës), e që padyshim do të ndikonte në izolimin diplomatik dhe vështirësimin e arritjes njohjeve të reja nga ana e Kosovës dhe antarësimin e mëtejmë në organizatat ndërkombëtare.
Për të penguar diçka të tillë, diplomacia e Kosovës duhet të jetë shumë vigjilente dhe me strategji vepruese, kuptohet gjithnjë një bashkëpunim me aleatët e saj strategjik.