Zatën, që nga çlirimi e deri më tani të gjitha qeveritë njëra pas tjetrës nuk i'u kanë kushtuar vëmendjen e duhur të gjitha kategorive të pensionistëve, duke përfshie edhe veteranët e luftës sa i përket pozitës materiale të tyre dhe nivelit të jetësë të cilin do ta meritonin.
Saherë ka patur rritje rrogash në nivel vendi këto kategori pensionistësh janë anash kaluar me rritje simbolike të pensionëve.
Madje, sa i'u përket pensionistëve nga radha e veteranëve të luftës krahasuar me sakrificën e tyre gjatë luftës për çlirimin e Kosovës nga çizma e sindimit mizor serb, pensionët e tyre vlerësohen të jenë shumë simbolike në komperacion me kostën e jetësës.
Jo vetëm kaq, por mohimi i të drejtës për ndonjë punë suplimentare të veteranëve pensionistë paraqet një aspekt tjetër të mohimit të lirive dhe të drejtave të tyre.
Thirrja e z.Ramush Haradinaj, që veteranëve të luftës përveç dyfishimit të pensionëve t'u abrogohet edhe sanksioni për tu ushtruar edhe ndonjë veprimtari suplimentare të punës është një akt human dhe tërësisht në harmoni me një politikë të drejtë ndaj një kategorie shoqërore e cila meriton një respekt të veçantë nga e gjithë shoqëria e Kosovës.
Fakti i cili e meriton të potencohet është se, deri më tani asnjë qeveri nuk e ka treguar vëmendjen e duhur ndaj të gjitha kategorive të pensionistëve përkitazi me nivelin e pensionëve të cilin do ta meritonin, prandaj gjithësesi thirrja e z.Haradinaj, për dyfishimin e pensionëve të të gjitha kategorie të pensionistëve në nivel vendi është për tu përshëndetur dhe kërkohet me këmbëngulje që një thirrje e tillë të implementohet me çdo kusht!