Serbia e Vuçiqit po e ndanë Botën në blloqe për interesa të saja hegjemoniste dhe shoviniste kundër Kosovës.
Vuçiqi , një radikal dhe adhurues i Serbisë madhe për t'i realizuar qëllimet hegjo-shoviniste të shtetit të tij serb kundër Kosovës, thirri përfaqësuesit e një lëvizje të shteteve të pa inkuadruarve në Beograd, tani më të vdekur qysh moti.
Në takimin e Beogradit të disa përfaqësuesve të ish shteteve të bllokut të pa Inkuadruarve , me të cilat shtete dikur ish komunisti TITO, me vizionin e tij propagandistik politikë ia kishte rritur reputacionin vetit, Vuçiqi, ky radikal ultra nacionalist dhe luftënxitës serb, këtë takim u orvat ta shfrytëzonte kundër pavarësisë së Kosovës, thuajse shtetet pjesëmarrëse në këtë takim nuk i dinin krimet makabre të luftës dhe gjenocidin serb ndaj popullatës shqiptare të Kosovës gjatë historisë dhe veçanërisht në luftën e fundit të viteve 1997/98.
Me vije për të vjellë kur dëgjoj të pohojnë ca politikanë eminent shqiptarë të Kosovës, se Serbia ,do ta pranojë shtetin e Kosovës në shkëmbim të asociacionit të komunave me shumicë serbe të pakicës serbe në Kosovë. Serbia nuk do ta pranojë shtetin e Kosovës as në shkëmbim të asociacionit të komunave me shumicë serbe të pakicës serbe në Kosovë, por me ASOCIACIONIN Serbia, e ka për qëllim për t'i hedhur hi syve politikës Kosovare, siç ka vepruar edhe me rastin e koncesioneve tjera të Kosovës ndaj Serbisë, në mënyrë që të krijojë më vonë rrethana të volitshme ndërkombëtare politike për të pasur përkrahjen ndërkombëtare për ndarjen e Kosovës ...