Lëvizja e Mosikuadrimit e themeluar nga treshja Tito, Nehru Naseri kishte për qëllim të bëj hesapet e balancimit në mes të dy krahëve të Përendimit dhe të Lindjes.
Kjo Lëvizja sivjet mbush 60-vjetorin e themelimit dhe qarqet e diplomacisë së nëntokës në Beograd,nuk e harruan këtë pjesë të historisë të botës së ,,mosinkuadrimit,,kur e kur edhe ish-Jugosllavia e luante lojën e strucit në këtë rrafsh të politikës dhe të diplomacisë ndërkombëtare.
Në këtë përvjetor,Serbia i hapi analet e ,,historisë,,dhe bëri zhurmë të diplomacisë duke i ftuar ish-përfaqësuesit e këtyre shteteve në taborrin e Lëvizjes...për të kujtuar kohën e kësaj historie që, sipas analeve të historisë,ajo tashmë ka shkuar në muzeun e kohës dhe gati-gati e ka mbuluar pluhuri i harresës...(sic!).
Pas shpërberjes së ish-Jugosllavisë në vitet e nëntëdhejta të shekullit të kaluar, tash Serbisë dhe Beogradit nuk e ka të drejtën për të ,,trashëguar,,historinë e Lëvizjes së Mosikuadrimit...!