Fushatat e egra të instaluara nga Serbia apo agjentet e tyre në vendin tone ju ka dhënë hapësirë të shpifin për ata që shkruan histori, duke krijuar prova nga hiqi, e që ato prova po rëndojnë mbi çlirimtarët.
Për një kohë liderët tanë harruan kush janë, nga erdhën dhe ka po shkojnë, ulën kokën dhe mbyllen sytë për ballë padrejtësive e që në shumë raste heshtja tyre të jepte të kuptosh së sikur vetë ata janë iniciatorët apo protagonistët kryesor që përgatiten atë skenë të pa drejtësisë.
Çlirimtarët që nga pas lufta u poshtëruan nga Bashkësia Ndërkombëtare, një here nga KFOR-i, pastaj Tribunali i Hagës, nga sistemi i UNMIK-ut, po ashtu nga Misioni I EULEX-it tash edhe nga Gjykata Speciale, të cilën ia imponuam vetit, duke menduar së do të vazhdoj avazi i vjetër që dikush të jetë I pa prekur, të cilën e ratifikuam në Kuvendin e Republikës së Kosovës por e cila na u kthye bumerang sepse direktivat apo kokën e ka në Beograd.
Kurë Gjeneralët e UÇK-së u mbanin neper burgje dhe u poshtëronin nga Prokuror apo Gjyqtar të Misioneve Diplomatike të akredituar në vendin tone, thoshin “Drejtësia e thotë fjalën e vetë”, ne s’kemi të drejtë të përzihemi në sistemin e drejtësisë, sepse I kemi pushtetet e ndara, duke harruar sepse populli ju zgjodhi ju për me siguruar jetën e tyre, për të luftuar padrejtësinë, por ju heshtet me fjalët që i mësuat përmendsh ” UÇK-ja ka qenë e pastër si loti dhe fundi do të vërtetoj” a pse ata nga 5 apo 10 vite që I mbanin në burg nuk kishte rendësi sepse nuk donit të prishnit rehatin tuaj.
Tani ne si mund të ju ndihmojmë juve, që e fundoste vetën me një produkt që vetë e votuat, ne po e kuptojmë së jeni të pafajshëm, e dimë ne, por dihet edhe botërisht së UÇK-ja ishte ushtria me e pastër në botë, sepse ajo ishte vetë populli dhe ideali i saj ishte i pastër, por si të ju ndihmojmë ne juve që të ndryshojmë nga ju, të mos vazhdojmë njëjtë, por të ndryshojmë këtë qasje për të mirën e të gjithëve dhe këto njolla të ia vëmë ati që ju ja morët pa asnjë çmim, ati qe krevë krime e që ende na kërcënon. A ka turp më të madh për Kombin tone që Presidentin, kryetarët e Kuvendit të Republikës, Projektori dhe motori i UÇK-së dhe ne heshtim kemi mbetur sikur të verbër që `s’mund të flasin as lëvizin por që vetëm dëgjon.
Edhe sa kohë na duhet neve që ta parandalojmë të keqën para së të filloj, edhe sa kohë na duhet të vetëdijshëm që ti thonë stop padrejtësisë ndaj të tjerëve.