Mbledhja e djeshme e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, e cila shqyrtoi raportin 6 mujor për Kosovën të sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Guterres tregoi më së miri përçarjet në skenën e diplomacisë botërore. Përfaqësuesi i Serbisë ministri Selakoviq diskutoi me plotë urrejtje dhe me ngarkesa shoviniste kundër Kosovës. Paraqitja e tij, duke i fajësuar shqiptarët dhe Qeverinë në Prishtinë, ishin gënjeshtrat dhe shpifjet më monstruoze të një diplomati të shekullit të 21.
Presidentja Osmani si gjithmonë në mënyrë brilante, prezantoi gjendjen në Republikën e Kosovës, të arriturat dhe rezultatet e përgjithshme të institucioneve të shtetit, të cilat po bëjnë progres të vazhdueshëm në zhvillimin e Demokracisë, të Drejtave të njeriut dhe sundimin e ligjit. Fjalimi i zonjës Osmani ishte mbi nivelin e anëtareve të Këshillit të Sigurimit. Prandaj, çdo tendencë e kujt do qoftë për ta zbehur diskutimin e saj është mendim tendencioz me plotë xhelozi të sëmurë.
Në këtë mbledhje të Këshillit të Sigurimit u fërkuan raportet diplomatike ndërmjet shteteve me demokraci perëndimore në krye me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe në anën tjetër si gjithmonë Rusia, e cila kultivon ideologji majtiste të ish-sistemit bolshevik komunist.
Është e dhimbshme dhe e mjerueshme pozicioni i disa ish-politikanëve në Kosovë, dhe të ashtuquajturave [analistë], të cilët i kanë humbur pozitat dhe privilegjet e mëparshme në kurriz të shtetit të Kosovës.
Në një postim të Behgjet Pacollit në Facebook e lexova deklaratën e tij, i cili me shpejtësi e plasoi lajmin se gjoja.. “Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, zoti Guterres, nuk ka pranuar të takohet me zonjën Osmani dhe delegacionin e saj”?!. Ky lajm konspirativ në momentin e tanishëm nuk i nevojitet askujt në Kosovë, edhe nëse është i saktë!. Pacolli, i cili e bëri mishmash diplomacinë e Kosovës duke krijuar afera më të ndryshme i shkaktoi Ministrisë së Punëve të Jashtme 7-8 ç’njohje nga shtetet e ndryshme të botës.
Është brengosës dhe shumë shqetësues niveli i disa njerëzve me plotë energji negative, të cilët me deklaratat dhe prononcimet e tyre ndaj Qeverisë së Kosovës ja tejkalojnë Vuçiqit dhe Qeverisë në Beograd. Kjo mendësi primitive e [Gjahilëve] është botëkuptimi më i vrazhdë i logjikës dhe mentalitetit të individ apo shoqërisë. Në një rast ku kuvendonin burrat e odave njëri nga ta e pyeti bajraktarin..? “A ka më i keq se gjahili?! Ai iu përgjigj: “më i keq se gjahili është gjahili, i cili nuk e kupton që është gjahil”!. E thashë këtë me qëllim që njeriu publik së pari duhet të kontrollojë dhe korrigjojë fjalën publike, e cila ka peshë para audiencës qoftë për të mirë apo për të keq. Mjaft më me urrejtje patologjike ndaj njëri-tjetrit.
fund, ka ardhur koha kur disa individë debatojnë nëpër televizione, duke i maltretuar qytetarët. Unë skuqem në shtëpinë time para televizorit.