Aleksandar Vuçiq nuk është president i Vjosa Osmanit dhe as i Kosovës së pavarur, ai është Gebelsi i kriminelit S. Millosheviç!

Opinione

Aleksandar Vuçiq nuk është president i Vjosa Osmanit dhe as i Kosovës së pavarur, ai është Gebelsi i kriminelit S. Millosheviç!

Rexhep Elezaj Nga Rexhep Elezaj Më 17 tetor 2021 Në ora: 16:31
Vjosa Osmani, Aleksandar Vuçiq

Qeveria e Serbisë dhe mediat e saj duhet ta ndërpresin fjalorin armiqësor dhe denigrues ndaj shqiptarëve dhe Kosovës, përndryshe qeveria e Kosovës duhet ta ndërpres menjëherë dialogun me një shtet agresiv dhe armiqësor, siç është Serbia hegjemoniste, e cila çdo ditë i ofendon, poshtëron dhe sulmon shqiptarët në mënyrat më bizare dhe më antinjerëzore!

Presidentja, Vjosa Osmani dhe qeveria e Republikës së Kosovës, duke u bazuar në vullnetin e popullit shqiptar, në Vendimin e Gjykatës ndërkombëtare për drejtësi, e cila konfirmoi faktin se shpallja e pavarësisë së Kosovës ishte në harmoni me të drejtën ndërkombëtare, po ashtu duke marrë parasysh angazhimin permanent të palës shqiptare-kosovare për arritjen e marrëveshjes finale për normalizimin e marrëdhënieve ndër-fqinjësore midis Kosovës dhe Serbisë, duhet t’i dërgojnë sa më para qeverisë dhe presidentit të Serbisë “Notë-Demarshi” protestues-diplomatik duke shprehur indinjatën dhe kundërshtimin e Kosovës për një fjalor dhe gjuhe kaq të ultë e ofendues ndaj popullit shqiptar dhe institucioneve shtetërore të Republikës së Kosovës.

Këtë fjalor qëkur ka filluar dialogu Kosovë-Serbi në vitin 2011, të gjitha mediat në Serbi, pa përjashtim, në vazhdimësi kanë përdorur me një agresivitet dhe nënçmim shumë cinik ndaj Kosovës, me të cilin e kanë nxitur opinion serb për një propagandë të shfrenuar antishqiptare!

Ky fjalor dhe kjo gjuhë luftënxitëse nga ana e regjimit dhe mediave të Beogradit, nuk i kontribuon me asgjë dialogut dhe normalizimit të raporteve ndër-fqinjësore Kosovë-Serbi, prandaj këtë sjellje abuzive dhe këtë gjuhë armiqësore institucionet e Republikës së Kosovës duhet ta refuzojnë kategorikisht, ngase fashistët ordinerë serbë çdo ditë më sharje dhe fyerje banale po i lëndojnë rënd ndjenjat e popullit shqiptar në Kosovë!

Kjo fushatë denigruese dhe stigmatizuese e mediave dhe zyrtarëve në Serbi nuk ka të ndalur, të cilët si kor kukuvajkave po përdorin shprehje dhe atribute tepër neveritëse, nënçmuese dhe poshtëruese kundër Kosovës dhe shqiptarëve, siç janë;

“šiptari”, në vend se të thuhet, Albanci,

“šiptarski terroristi” (terroristët shqiptarë),

“šiptari su zločinci” (shqiptarët janë kriminelë),

“šiptari su izašli iz šume” (shqiptarët kanë zbritur nga malet-Ana Brnabić),

“OVK je kriminalna teroristička organizacija” (UÇK-ja është organizatë terroriste),

“šiptarski separatisti i terroristi” (separatistet dhe terroristët shqiptar),

“FSK je kriminalna organizacija presvučena u policijse uniforme” (FSK-ja është organizatë kriminale e veshur me uniformë policie),

“svih shqiptari su lopovi” (të gjithë shqiptarët janë hajdutë),

“s’oružjem oslobodit ćemo ponovo Kosovo i Metohiju” (me armë do ta çlirojmë prapë Kosovën dhe Metohinë),

“nikada nećemo dati Kosovo” (kurrë nuk do ta japim Kosovën),

“Kosovo je srce Srbije” (Kosova është zemra e Serbisë),

“ne damo naše svetinje na Kosovo” (nuk i japim vendet e shenjta-kishat në Kosovë),

“oslobodit ćemo kad-tad Kosovo, milom ili silom” (do ta çlirojmë herë do kurë Kosovën, me dëshirë ose me forcë),

“šiptarsko đubre“ (plehra shqiptare), etj., etj., provokim pas provokimi dhe kërcënim pas kërcënimi me ushtri dhe luftë të re, etj., një gjuhë kjo shumë primitive dhe pa asnjë karakter njerëzor, të cilën po e përdorin çdo ditë në mediat e tyre, gjuhë e cila për shqiptarët është e pa pranueshme !?

Prandaj, qeveria e republikës së Kosovës, duhet ta njofton qeverinë e Serbisë, si dhe zyrtarët e BE-së me Notë proteste, se pa ndërprerjen dhe eliminimin e këtij fjalori armiqësor dhe ofendues, pala kosovare nuk do jetë më palë e dialogut, sepse me këtë vokabular dhe nën këto cenime të rënda të identitetit tonë nacional dhe kulturor, nuk mund të zhvillohen tutje kurrfarë bisedimesh, siç nuk mund të vije as deri tek normalizimi i marrëdhënieve mes dy shteteve tona!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat