Partitë politike rrjedhin nga sistemi politik në Republikë

Opinione

Partitë politike rrjedhin nga sistemi politik në Republikë

Nga: Muhamet Kelmendi Më: 18 tetor 2021 Në ora: 22:16
Muhamet Kelmendi

Pjesëmarrja e masave në votim është bazë e të analizuarit të gjendjës në popull kundruall forcave politike në Republikën e Kosovës.

Çdo herë në zgjedhje, qoftë të përgjithshme, qoftë lokale,  pjesëmarrja në zgjedhje nuk shkon mbi mesataren e të përcaktuarëve për votim.

Kurdo ka paknaqësi. Megjithatë, votuesit deri në 50% a 60% marrin pjesë në zgjedhje.

Në këtë paknaqësi rol vendimtar kanë partitë politike dhe pushteti që ka dalur nga ato parti dhe që vepron në qendër dhe në vend.

Dështimet e mëdha në nivel qëndror dhe atë lokal, nëpër komuna, ndikojnë drejtëpërdrejtë në ngritjen a uljen e respektit dhe të besimit ndaj subjektëve politike.

Në terren të Kosovës kemi shumë subjekteve politike të organizuara dhe që futen në gara për pushtet.

Këto janë rezultat i sistemit politik.

Kjo është gjë e mirë, sepse tregon vullnetin demokratik dhe dëshirën e madhe në Republikë të qytetarëve për pluralizëm. Me këtë vetëm ndihmohet sistemi politiko-shoqëror e juridik.

Ai pluralizem i organizimit politik nuk e dëmton sistemin. Përkundrazi.  E rrit dhe e bënë sistemin më të besueshëm tek masat.

Në fakt është vetë sistemi që në Republikën e Kosovës po krijon paknaqësi. Ky sistem punon çdo herë në interesa të kapitalisteve të krijuar. Me këtë sistem po krijohen përfitime dhe po rritet shfrytëzimi i ashpër i masave. Dhe, megjjithatë askush nuk e sheh sistemin si shkaktar.

Në Kosovë kemi grupin e krijuar në terren me përfitime të mëdha dhe është lidhur fort si klasë që po krijohet. Përfitimet e saj në Kosovë janë të marramendëse. Kemi një ndarje të madhe të kësaj klase a shtrese nga masat popullore.

Shfrytëzimi është shumë i rëndë.

Këtu është edhe problemi i sistemit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat