Nuk e kisha ndërmend me komentu fitoren e këtij sinqerisht tuajit, por meqenëse disa miq e sidomos ddisa myhyb, argatë të fituesit po me pyesin publikisht e edhe në msg pse nuk po ia uroj fitoren dhe a jam gjallë po ju tregoj se jam gjallë dhe arsyen pse nuk e uroj fitoren. arsyeja mendoj se ka fituar e keqja qeverisese....Mendoj në të keqen institucionale e shoqërore e kursesi jo personale te fituesit të zgjedhjeve...
Kjo është arsyeja e JO URIMIT:
Nuk mund të ia uroj fitoren dikujt që ka qenë lobuesi dhe insistuesi më i madh i faljes së 8229 hektarëve të territorit të Pejës e të Kosovës, Malit të Zi...
![Image](/media/botasot.info/images/2021/October/19/auto_781634658078.png)
...me demarkacionin e ri Kosova jo vetëm që humbet tokë por shqiptarëve në përgjithësi dhe banorëve e pronarëve të tokave të tyre u bëhet një padrejtësi historike e pandodhur ndonjëherë. (Ymer Muhaxheri)
Nuk mund t'ia uroj fitoren dikujt që ka mashtruar e është tallur me Pejen e qytetarët e saj plot 8 vite me projektin Borea…
![Image](/media/botasot.info/images/2021/October/19/auto_771634658078.png)
Nuk mund t'ia uroj fitoren dikujt që për kerre të komunës, benzin, mirëmbajtje e vaj ka shpenzuar 2 milion e 100 mijë euro e mbi 300 mijë euro në dreka e darka e Ambulantat shendetsore nuk kanë medikamente e mjete elementare mjaftueshëm për ofrimin e sherbimeve shendetësore, siq janë p.sh.: shiringa, gaza sterile, serum kundër kafshimit të gjarpërit, infuzione, termometra për matjen e temperaturës fëmijëve,,,Gjegjësisht, nuk kanë as medikamentet më elementare për ofruar ndihmen e parë pacientëve...
Nuk mund t'ia uroj dikujt fitoren që asfalton e rregullon rrugë jo cilësore të cilat pas 2 -3 muajëve marrin kësi gjendje, (shih fotot)