Çka po ndodh në Bosnjë dhe Hercegovinë dhe sa jemi të rrezikuar nga ngjarjet e atjeshme?

Opinione

Çka po ndodh në Bosnjë dhe Hercegovinë dhe sa jemi të rrezikuar nga ngjarjet e atjeshme?

Nga: Lirim Gashi Më: 20 tetor 2021 Në ora: 16:40
Lirim Gashi

Franca dhe Gjermania ia kanë hapur dyert dhe dritaret Dodikut për ta realizuar planin e Vuçiqit dhe Putinit për ndarjen e Republika Srpskas nga Bosnja dhe Hercegovina.

Ndërsa Kroacia mezi po pret për ta aneksuar Herceg-Bosnen dhe ndoshta për t'ia grabitur Dodikut edhe një pjesë të Posavines dikur të banuar ekskluzivisht me kroatë.

Ardhja e Kristofer Hillit si Ambasador në Serbi është e vetmja shpresë që USA t'ia zbehë guximin Rusisë për t'i ndihmuar haptas Serbisë për realizimin planprojektit "Bota Serbe" .

Në fakt Rusia nuk e ka fare dert nëse e shndërron Serbinë në mish për top, ashtu siç ka bërë gjithmonë, sepse interesat e saja parësore strategjike, ekonomike, energjetike dhe të sigurisë janë Ukraina dhe Azerbexhani.

Natyrisht pjesëmarrja aktive e ambasadorit rus në protestat në Veri, kishte për qëllim nxitjen dhe inkurajimin e Listës Serbe për organizimin e një sulmi të armatosur kundër Njësisë sonë Speciale.

Dhe ky sulm pastaj do t'i shitej Bashkësisë edhe ashtu të irrituar Ndërkombëtare si mbrojte e popullatës serbe nga rrezikimi fizik.

Fatmirësisht rreziku nga shpërthimi i konfliktit të hapur, u evitua falë maturisë dhe profesionalizmit të lartë të Njësisë sonë Speciale. 

Kjo është dëshmi që Rusia po përpiqet ta ndez një konflikt të ri në Ballkan e vetëdijshme për domino-efektin. 

Në të njëjtën kohë ajo po përpiqet ta zhvendos fokusin e USA nga Ukraina, në mënyrë që ta fusë këtë të fundit e pa penguar në kthetrat e saj.

Në anën tjetër Serbia edhe pse e pasigurt se a do ta mbajë Rusia fjalën, po i bën publike qëllimet dhe synimet e saja gllabëruese, që nuk dallojnë fare nga ato të Millosheviqit 

Po i bënë publike përmes veprimeve dhe aksioneve sabotuese dhe destruktive të Kishes  së saj Klerofashiste, të cilat se fundmi i pamë në Mal të Zi.

Sepse tensionimi i gjendjes në Kosovë dhe rrezikimi i suverenitetit të Malit të Zi, ia ngrit asaj çmimin në tavolinën e bisedimeve, ose për ta aneksuar me pajtimin e fuqive të mëdha Veriun tonë, ose për ta arritur bashkimin e papenguar me Republika Srpsken.

Sepse Uashingtoni dhe Brukseli në kohën e Trumpit njeriut të Putinit e patën humbur katër vjet rresht rrugën dhe orientimin në kohë dhe hapësirë, si qurat në mjegull.

Fatmirësisht Joe Biden i fitoi zgjedhjet presidenciale dhe përmes Christopher Hill dhe të dërguarit special për Ballkanin Rodriguez po bëhet sërish shef në Arenën e Gladiatorëve.

Roli i Angela Merkel në këtë mezlisht të djallit nuk po del aq i qartë dhe pozitiv sa kemi menduar dhe shpresuar sepse ajo pas vetes po e lë një kaos të paparë në Ballkanin Perëndimor.

Natyrisht Gjermania i kishte në kohën e Trump duartë e lidhura edhe nga Uashingtoni edhe nga Parisi, prandaj Marrveshja e Berlinit ishte e tëra që mundi të bëjë për ne. 

Dhe kushdo që atë marrëveshje e sheh si pozitive për Kosovën nuk kupton asgjë as nga politika as nga diplomacia.

Kosova e sabotuar nga Hashim Thaçi, Edi Rama dhe Ali Ahmeti mbeti ende me suverenitet të pacenuar vetëm dhe vetëm falë ardhjes së Joe Biden në postin e Presidentit të SHBA.

Prandaj nuk mund të çmohet mjaftueshëm lartë gjesti i Presidentes Osmani, kur ia ndau djalit të tij të ndjerë, medaljen e njeriut të merituar për Kosoven.

Për ta kuptuar më qartë mesazhin e shkrimit tim po ua ilustroj një bisedë të Çedomir Jovanoviç me gazetarin e njohur boshnjak Hadžifejzić.

Čedomir Jovanović 30 minuta rresht flet me gazetarin e njohur boshnjak Hadžifejzić për rrezikun nga lufta në Bosnjë dhe Hercegovinë, që do të përhapet në tërë Ballkanin Perëndimor dhe më gjerë.

Unë mes rreshtash e lexova një marrëveshje të fshehtë të Vučićit me Orbanin që nëse ky i fundit i ndihmon atij që Kosova dhe Republika Srpska, Mali i Zi dhe një pjesë e Maqedonisë të bëhen pjesë të Serbisë, atëherë ai do t'ia kthejë atij Vojvodinen. 

Në një bisedë përmes Skype me gazetarin e njohur boshnjak Hadžifejzić ai 30 minuta rresht flet për rrezikun nga lufta pa e fajësuar asnjë herë të vetme Vuçiqin dhe me këtë dëshmon se ia ka shitur atij shpirtin.

Sepse e kërcënon Bosnjën me luftë në mënyrë shumë të pandershme dhe perfide duke i shpallur popullit boshnjak njëkohësisht dashuri, dhe e bën aq depresiv moderatorin, saqë ky i fundit mezi gjënë forcë për ta falënderuar dhe çlajmëruar nga emisioni. 

Thotë fajtorë janë të gjithë politikanët në Bosnjë dhe Hercegovinë që e lejojnë Dodikun të bëjë çfarë të dojë dhe tërë kohën e kërcënon Bosnjën me luftë duke i shpallur asa dashuri, në tentimin për t'i fshehur këmbët e gjarprit.

Në fakt shihet qartë se Jovanović është i shantazhuar nga Vučić për shkak të lidhjeve të tij dubioze me Klanin e Zemunit dhe rolit të tij klandestin në eliminimin e kryeministrit të ndjerë Đinđić. 

Thotë se Bashkësia Ndërkombëtare është lodhur nga mosmarrëveshjet e brendshme ndërmjet të trija entiteve dhe është dorëzuar

E bënë këtë duke i fajësuar vetëm shkarazi por jo decidivisht përfaqësuesit e lartë të Brukselit dhe UNO-s.

Kushdo që e sheh këtë emision do ta vërejë qartazi se Jovanović është bërë njeriu i Vučićit dhe një lojtarë tepër i rrezikshëm i luftës së tij speciale që ka për detyrë shkaktimin e panikut dhe pasigurisë tek popujt dhe shtetet fqinje.

Kjo është një dëshmi që Serbia ka hyrë në një aventurë nga e cila nuk mund ta gjejë rrugëdaljen pa ia thyer qafën vetvetes.

Vetëm do të thosha "Došao je đavo po svoje dijete", që shqip i bie "Erdhi djalli për ta ngrënë femiun e tij". 

Sepse Serbia është definitivisht një bastard i djallit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat