Pak përparime janë bërë në Kosovë në drejtim të reformave që lidhen me integrimin e vendit në Bashkimin Evropian, theksohet në Raportin e Progresit të vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Dy faktor kryesorë përmenden në raport, situata e paqëndrueshme politike si pasojë e zgjedhjeve të shpeshta të parakohshme dhe pandemia e Covid-19. "Zgjedhjet parlamentare të shkurtit 2021 ishin të administruara mirë, transparente dhe konkurruese, pavarësisht disa mangësive, por forcimi i kuadrit ligjor dhe institucional mbi fushatën zgjedhore dhe financimin e partive politike mbetet një fushë ku duhet të kryhen reforma të thella” thuhe në Raportin e Progresit.
Reagimi im lidhur me raportin e progresit, aspak nuk përkon me realitetin dhe gjendjen faktike në terren kur dihet mirë se BE-ja po tregohet e njëanshme dhe jo transparente, sa i përket integrimit të vendit, kur dihet mirë se procesi i liberalizimit të vizave është bërë temë bajate dhe e ka humbur çdo kuptim.
BE-ja, po e shikon shtetin e Kosovës me një sy krejt tjetër në krahasim me shtetet e rajonit, e në theks të veçant shtetin e serbisë, pandaj qytetarët e Kosovës kanë ngelur të ngujuar dhe pa fije shprese me çka theksoj se është humbur besimin ndaj vendimeve të BE e cila po tregohet e njëanshme me veprimet e saja karshi Kosovës, kur dihet se akoma pesë shtete nuk e kanë njohur realitetin e shtetit më të ri në Evropë.