Emigrimi-plagë e rëndë e shqiptarëve

Opinione

Emigrimi-plagë e rëndë e shqiptarëve

Nga: Muhamet Kelmendi Më: 24 tetor 2021 Në ora: 22:37
Muhamet Kelmendi

Emigrimi është sëmundje më e rëndë në Shqipëri, në Kosovë, në viset shqiptare në Maqedoninë e Verit, në Malin e Zi dhe në Luginën e Preshevës. Në fakt këtej është rrezikuar qenia shqiptare në Luginën e Preshevës, në Maqedoninë e Veriut dhe në Malin e Zi. Në këto vende pothuajse kemi humbje të madhe të territorëve dhe nëse kështu shkon, brenda një decenie, nuk do të ketë me shqiptarë. Kudo në këto vende po veprojnë masat që pa ndikojnë shumë që vendasit (shqiptarët) të dënohen.

Kryesisht është gjendja ekonomike e sociale, përkatësisht papunësia dhe pasiguria familjare për të ardhmen, faktori kryesor i ikjes nga vendlindja. Përveç kësaj, është edhe presioni politik, si në Luginën e Preshevës dhe në Maqedoninë e Veriut e në Mal të Zi. Në këto vende kemi shumë presione. Shumë janë arrestuar dhe dënuar. Policia sjellet në mënyrë kriminale me shqiptarët etj. Këtej kemi shumë territore historike shqiptare të humbur. Si psh. Medvegja, Plava e Gucia, Rozhaja e Sanxhaku. Edhe për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut kështu është gjendjeja. Prespa, Shkupi dhe Kumanova janë duke humbur tërësisht.

Në Shqipëri dhe në Kosovë ka ndikim pabarazia dhe shfrytëzimi i egër i masave shqiptare nga matrapazët politike e ekonomike të vendëve. Shtetet tona nuk po e rregullojnë sektorin privat. Aty kemi shfrytëzime skllavëriesë Pagat janë të ulta. Nuk ka mbrojtje në punë dhe as sigurime pensionale e invalidore. Shëndetësia është tërësisht e lënë pas dore. Veç kësaj kemi papunësi të madhe. Ajo shkon nga 30 deri në 45% të popullsisë aktive për punë. Këto masa të të papunëve po emigrohen jashtë vendit për punë. Mendohet se legalisht dhe jo legalisht mbi 1 milionë shqiptarë të Kosovës dhe të Shqipërisë janë nëpër Evropë.

Emigrimi po bëhet edhe me kontrata të punës. Motrat medicinale, mjekët, inxhinerët, kuadri përkujdesës dhe thjesht i aftë për punë po emigrohen. Me kontrata po vendosen në Gjermani etj. Fshatrat shqiptare po boshatisen. Shumë kanë ikur edhe nga qytetet tona. E në anën tjetër, kemi pasurimin e një kategorie të gjyqëtarëve dhe prokurorëve, policëve e të admiminstratorëve, të politikanëve qendrore dhe lokal dhe të matrapazeëe e tregtarëve të pandërgjesgjshëm në sektorin privat. Këta janë ndarë nga masat e gjera dhe po i skllavërojnë ato me të madhe.

Eksploatimi është i ashpër. Të drejtat e tyre shkelën rëndë. Masat e tilla kanë ndikuar që qytetarët të ikin jashtë vendit. As në Shqipëri dhe as në Kosovë që 30 vjet popullësia nuk po rritet. Ajo po shkon duke u pakësuar në masë. Të gjitha këto masa kanë zvogëluar popullësinë tone. Priten vazhdime edhe më dramatike. Kjo për faktin se nuk ka masa shëruese në dy vendë. Ndërsa, jashtë dy shtetëve tona, në Luginë, në Mal të Zi e në Maqedoninë e Veriut, veç kemi sllavizim të ashpër.

Kosova dhe Shqipëria duhet të punojmë në disa drejtime.

1.Në nxerrjen e Ligjit për të ardhura personale minimale në 450 Euro në muaj, sidomos në sektorin privat.

2. Në nxerrjen e Ligjit për sigurime shëndetësore dhe pensionale e invalidore në dy sektorët.

3. Në përmirësimin e klimes politike dhe në rritjen e kuadrit profesional në punë.

4. Në nxerrjen e Ligjit peë VETTING.

6. Në rritjen e përgjegjësisë penale për krimet e kriminelët dhe të korruptuarëve në vend.

Janë këto disa çështje që duhet të rregullohen në mënyrë që çështja të fillon së mbari. Krejt tjetër është çështja në Luginën e Preshevës , në Maqedoninë e Verit e në Mal të Zi.

Atje masat shqiptare po genditen ashpër. Po shndërrohen në musliman dhe në sllavë. Këtu dhe për këto vende kanë përgjegjësi dy shtetet tona. As Shqipëria dhe as Kosova nuk po intereohen për këto vende. Ndihma atje duhet të jetë ekonomike, kulturore, në arsim dhe në politikë. Në shtetet e tilla ku janë shqiptarët kërkohet të intervenohet zyrtarisht dhe të ndalet diskriminimi. Mase e vetme është reciprociteti në raport me Serbinë, Malin e Zi e me Maqedoninë e Veriut. Me këtë masa ruhet popullësia vendase dhe historike në këto territore shqiptare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat