Bojkotimi i sportistëve kosovar nga shteti Serb për të marr pjesë në një garë në Beograd tregon se shteti serb e ka të pamundur të dalë nga moçali i racizmit dhe albanofobisë.
Krerëve të politikës aktuale të shtetit Serb, iu vije mërzi dhe ndihen të shqetësuar sa herë kërkohet nga ata që shteti tyre të përballët me të kaluarën e tij kriminale anti njerëzore dhe anti shqiptare.
Serbia, as nuk e ka ndryshuar dhe as që e ka ndërmend ta ndryshojë qasjen e saj historike anti kombëtare shqiptare për kundër shpresës së BE-së, dhe ca shteteve mike të Kosovës me ndikim në arenën ndërkombëtare.
Deri më tani, maksima e politikës Kosovare në raport me Serbin raciste dhe albanofobe ka qenë “ngreh e mos këput”.
Përkundër të kundërshtimit të kësaj maksime nga ca politikanë dhe diplomatë shqiptarë me influencë, kjo maksimë duhet të vazhdojë të implementohet në vazhdimin e negociatave Kosovë -Serbi, me shpresën se një ditë do të ketë një marrëveshje paqësore në mes këtyre dy shteteve dhe popujve pas armiqësive shekullore në mes tyre…
Jetëgjatësinë e maksimës “ngreh e mos këputë“ në raport të Kosovës me Serbinë, ani pse ca analist dhe diplomatë shqiptarë nuk pajtohen, e arsyeton doktrina tjetër mbi pasojat e luftës e cila thotë: “Më mirë 100 vite bisedime se një ditë luftë”…