Në fakt kurrë nuk është ndalur Serbia nga pretendimet territoriale ndaj vendeve tjera të Ballkanit Perëndimor. Pikësynimi kryesor ka qenë serbizimi i viseve shqiptare dhe të territoreve bosane, kroate e malaleze.
Ideja e "bashkimit të botës serbe në një shtet" ka për pikësynim zgjerimin e shtetit serb në Kosovë, në Maqedoni, në Mal të Zi dhe në Bosnje e Hercegovinë, deri edhe në Kninin e Kroacisë.
Këtej po iu del në ndihmë të madhe Rusia dhe Kina. Ka edhe vende tjera që po e përkrahin botën shoviniste raciste serbe.
Në kuadër të Evropës është 5-shja evropiane që nuk e ka njohur shtetin e Kosovës dhe segmentet e veçanta në kuadër të UE. Shih për këtë kryesisht tademin Borell-Lajçak që edhe janë përfaqësues të UE për dialog me shtetin serb dhe që të dy vijnë nga shtetet që nuk e njohin shtetin e Kosovës.
Të prirë nga kjo përkrahje e madhe dhe me synim të ripushtimit janë qeveritarët e Beogradit në veprim për të destabilizuar deri në shkatërrim të Bosnjes e Hercegovinës. Atje ka armatosur shteti serb armatën dhe ka dërguar vullnetarë rusë. Priten edhe aksione luftarake.
Në Kosovë është forcuar rezistenca serbe ndaj shtetit të Kosovës dhe po vepron në drejtim të destabilizimit për të sulmuar Kosovën edhe ushtarakisht.
Në Malin e Zi është forcuar politika serbe dhe tash gjendet në pushtet. Kjo po bëhet edhe me përkrahjen e partisë "Ura".
Më mirë nuk është gjendja as në Maqedoninë e Veriut.
Edhe ndaj këtij shteti ka pretendime Serbia.
Për të i realizuar këto pikësynime po punohet në disa drejtime:
1. Në armatosjen në armë moderne nga Rusia dhe me krijimin e gjendjes konfliktuoze brenda këtyre Republikave.
2. Në punën e madhe diplomatike në drejtim të tërheqjes së njohjeve për Kosovën, duke punuar që mos të ketë gjithashtu as njohje të reja.
3. Po krijohen situata konfliktuoze brenda Republikave, sidomos në Kosovë, në Bosnie e Hercegovinë dhe në Mal të Zi.
4. Tehu i luftës është aktualusht kundër Kosovës ku po kërcënon me luftë Republikën, në emër gjoja të rrezikimit të pakices serbe në Kosovë.
Këtej ka kohë që janë disa pikësynime hegjemoniste në të cilat po punon Serbia.
Së pari, në ripushtim të tërë Kosovës, me ideologjinë se "Kosova është serbe",
Së dyti, me ndarjen e copëtimin e Kosovës dhe
Së treti, në krijimin e Asociacionit serb në Kosovë.
Në këto pikësynime e ka përkrahjen e disa forcave në UE, të Rusisë dhe të Kinës.
UE duhet ta ndaloi politikën që në emër të Unionit Borell dhe Lajçak po e bëjnë në favor të ekspansionit serb mbi Kosovë.
Ndihmën kryesore kërkohet ta japin Anglia, Gjermania dhe SHBA-të. Ka edhe shtete tjera që mund të ndihmojnë në ndaljen e agresionit serbomadh.
Shqiptarët do të mbrojnë me çdo mjet dhe mënyrë Republikën. Populli ynë nuk derdhi gjak që tash të ripushtohet. Republika dhe shteti janë të panegociueshme, ato nuk janë në pazar.
Pushtimi mund të bëhet vetëm me shkatërrim total.
Mirëpo, është koha kur mund të ndalet shteti serb. NATO, UE dhe shtetet demokratike e liridashëse e kanë në dorë. Dikur bëhet vonë, andaj kërkohet intervenim ushtarak për të ndalur.