A do ta ndjek rrugën e paraardhësit të tij Mustafës, Abdixhiku, për t’i dhënë fund përfundimisht LDK-së?

Opinione

A do ta ndjek rrugën e paraardhësit të tij Mustafës, Abdixhiku, për t’i dhënë fund përfundimisht LDK-së?

Adem Bytyçi Nga Adem Bytyçi Më 30 tetor 2021 Në ora: 18:42
Lumir Abdixhiku, Isa Mustafa

Vizioni i dobët i z. Mustafa, ish-kryetarit të LDK-së, e soll buzë humnerës LDK-në, dikur partinë më masovike edhe më të dashur nga thuajse të gjithë qytetarët e Kosovës.

Disa herë i humbi zgjedhjet pa i dhënë llogari askujt.

Zgjedhje pas zgjedhjesh numri i deputetëve të LDK-së, në Parlament, sa vinte e reduktohej për shkak të udhëheqjes së dobët dhe raporteve jo korrekte të ish-kryetarit të saj z. Mustafa, me elektoratin.

Ca herë bëri koalicion me PDK-në, pa marrë pëlqimin e elektoratit.

Elektorati i pakënaqur me vendimet arbitrare të ish-kryetarit të saj Isa Mustafës dhe humbjeve zgjedhje pas zgjedhjesh të LDK-së, për shkak të cilësive të dobëta organizatave dhe menaxhuese politike të tij, elektorati më në fund kërkoi dorëheqjen e pa revokueshme të z. Isa Mustafës nga pozita e të parit të këtij subjekti politik.

Pas Mustafës, kryetar i LDK-së, u zgjodh z.Lumir Abdixhiku, me shpresë se ky me punën dhe aktivitetin vetëmohues politik do t’ia kthejë namin, reputacionin dhe imazhin të cilin LDK, e kishte dikur.

Pas ardhjes në krye të LDK-së, të z. Lumir Abdixhikut, është herët të thuhet me saktësi se a do të jetë në gjendje që të kontribuojë në mënyrë që LDK-ja, të fitojë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Lajmi se, LDK, do të bëjë koalicion me PDK, pas përfundimit të zgjedhjeve lokale të 17 tetorit, jep për të kuptuar se z. Lumiri, po e ndjek rrugën e Isa Mustafës dikur. Nëse rezulton që kjo të jetë e vërtetë, Lumir Abdxhiku, në vend që t’ia kthejë dinjitetin dhe përkrahjen qytetare dhe të elektoratit të saj , do t’i shkaktojë humbje edhe më të thellë LDK-së, në zgjedhjet e ardhshme parlamentare kurdo që do të mbahen ato.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat